Në fjalorin e shqipes, fjalë tê arta mësova,
Dhe në muret e zemrës i mbajta si thesar,
Në rrugën e jetës më dolën përpara,
Të gdhëndura bukur, stolisur me ar!
U ndesha shpeshherë me fjalë të shëmtuara,
Të dala nga një gojë e folur pa mend,
U largova lehtas, pa bërë fare zhurmë,
Jetojmë në një botë me vlerë dhe antivlerë!
Vetes time të rêndë, ja ngarkova detyrën,
Nga kosherja e shpirtit të nxirrte veç mjalt,
Edhe kur të tjerë të flisnin rënduar,
Qetësisht, me argumente, tu thosha udhë e mbarë.
Gjykuese e vetes u bëra çdo çast,
Fjalën të kulluar ta nxirrja me mrak,
Të falja gabimet një fjalë të thënê më tepêr,
Të ndritur të qetë ta jetoja jetën.
Kur nëna dhe zoti më sollën në jetë,
Isha e pastër një ëngjëll i vërtet,
U mundova rrugës të mbaja një drejtim,
Por jeta më tregoi se qënka vështirë.
Mes parajsës nuk munda dot të jetoj,
Por me fjalët e arta kështjell do ndërtoj,
Sa të jem në jetë do fal mirësi,
Dhe mbi të gjitha të mbaj emrin njeri!
Javë të mbarë miqtë e mi!
“””””””””””””””””””””””””””””””

Për çdo vit e fillim vjeshte
E kujtojmë me dashuri
shenjtoren që solli paqen
Duarartën, gojë flori.
Emri nënë e lartësoj
Ashtu siç janë nënat të shtrenjta,
Por kjo nënë e botës mbarë
Do të mbetet në legjenda.
Ishte bija me rrënjë shqipërie,
fisnikrin ,kishte në gjak
Për fëmijët e pafajshëm,
Ishte melhemi për çdo plagë!
Emri saj ishte një gonxhe
Shpërtheu porsi vullkan
Mori emrin nënë Tereza
Shenjtorja e globit mbarë.
Do kujtohet nëpër mote,
Ndoshta brezat do e kujtojnë,
Atëherë me krenari
Do thon ishte ,shqipëtarja jonë.