16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Marjola Salataj

LUNDROJ PËRMBI VALË
**************************
Hapa të ngadaltë më ndjekin si hije,
Unë drejtë eci me shpirtin përplotë,
Humbas mes vargjeve në botën e akullt
Se e di, dielli ,një ditë do më ngrohë.
Dashuria ,dhimbja, janë aty me mua
Nëpër rrjeshta lundrojnë si varkat mbi valë
Aty lëshojë unë mjaltin si bleta në koshere,
Dhe si flutur mbi lule, thith të ëmblin nektar.
******************************************
Çdo ditë që agon është një thesar,
Është një jetë e bukur ku zoti ta ka fal
Jetoje, gëzoje, miku, mikja ime
Çdo moment të artë me shpirtin behar.
“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

VJESHTA E ËMBËL
*********************
E émbël vjen, plotë përqafime ,
Sapo e hedh, hapin e parë,
Romaca jote më sjell, kujtime,
Ndaj me ty jam e dashuruar.
Në stinën tënde, vjeshté e artë,
Kurorëzoheshin ,dashurit,
Me përqafimin, ledhatarë,
Nën petkun tëndë të florinjtë.
Lotët e nuseve si ves mëngjesi,
Mbushnin shamin, si larë në lumë,
Dhe pse vjeshtën e kishin pritur,
Me zjarrin që digjte aq shumë.
Plot re të bardha, mbulonin qiellin,
Si lulebore, përmbi çarçaf,
Sa shumë zemra u betuan,
Ku dhe unaza ish vjeshtë e artë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.