“””””””””””””””””””””””””””
DIELLI VEÇ ATJE MË NGROH
******************************
Tek ty mbështillem me tinguj jete,
Me erën tënde ,ëmbël përkëdhelem,
Sado të errëta të jenë ditët,
Sërish marr jetë me diell pranvere.
Aty pranverë më duket çdo stinë,
Ku aroma e tokës më ngrohë zemrën,
Qielli kaltërosh kur vezullon plotë yje,
Parajsë përrallore sheh nën dritën e hënës.
Aty gjuha e artë është thesar mbi thesare,
Kur e kulluar plotë pasion, rrjedh nga burime shpirti,
Pasuritë natyrore janë melhemi i plagëve
Veç aty vishesh me frymë të magjishme.
As vitet as braktisja që ke marrë si blagë
Nuk ta zbehin bukurinë sado të kalojnë kohë ,
Gjithkush që është larg teje e ka zemrën në dy pjesë,
Se veç atëdheut tëndë, dielli askund s’të ngroh.
Muaj të mbarë miq e të bekuar me shëndet dhe gjithë të mirat!