Po iken dhe nentori ,nga ky vit i piklluar .
Vjeshta loton kerkon té marrr hak ,
vampiret nder zemra etjen duke shuar ,
Shpirtrat lané mallkimin, iken qiejve lart.
Vjeshta po iken dhe jeté po treten.
me mijéra po na japin lamtumiren ,
drita n’a zbardhé né luftè me vdekjen ,
me lotét e vjeshtes skuqim errsiren.
Mbushé me dhimbje dhe ky qiell i néntorit,
bora fillon dhe akujt ngrijné,
poltronave luhen kartat e pokerit ,
me varféri e hipokrizi ushqejné njerziné.
U zgjuan dité té errta né kété stiné vjeshte ,
dhe era gjethet i shperndan gjithandej ,
viruset vrasin pafajsiné né heshtje ,
me gjakun e viktimave pijné koktej.
Paraja superfuqi ,rrotullohet globit ,
Inteligjenca artificiale avancon,
épidémiologji e varfer hap kangjellat e mortit ,
nje komplot perfekt kush e kupton.
Shpirtrat drejt parajses po udhtojné,
si yjet qiellit po léshojné drité ,
me engjéjt bashké po fluturojné,
tragjedi e Shekullit 21-té.