15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Mark Gjetja

Do ikim e Dashur .May be an image of tekst
Do ikim e dashur këtë fund nentorit,
e ikja përqafonte yjet nëpër natë,
të dy ndër ëndërra ngjitur krahérorit ,
e buzë që dridheshin nga puthja e gjatë .
Qiellit sa heré hénen e kam parë
i fshehur nëpër qoshe muresh pa dritë,
puthjet shkrinin akujt nëpër kapilaré
me dashuri ma shtruan rrugën peréndité.
Ish dashuri e paré qé kisha njohur,
puthjet fluturonin kudo nëpër hapsiré ,
nuk kish lumé as deté zemrat për ti ftohur .
as borë as akull e as shkretëtirë .
Larg Atdheut larg ikëm nëpër dete ,
lumenjtë e shpresës kurr nuk u thanë ,
ëndërrat i mblodha té gjitha me vehte,
rrugët e Europës kurr nuk i ndamé.
Ikëm e ikëm dhimbja u shtua ,
ecëm pa fund erresires kéte naté,
héna zbriti poshté diku mbi njé përrua
e malli shuante dritat néper autostradé.
Kjo botë e mjegullté e pa fre diellin pret ,
rrufetë çajnë qiellin kudo gjithandej ,
njerzimi në arrest, lirinë me receté,
gjaké i helmuar zien néper dejé.
Balancat rané ,u thyen si kristali ,
ndër shpirtra fryjnë ala stuhi trishtimi
uji i turbulluar dhe mbi majé mali ,
lisat ulin kokën ,lëshojnë lotë mallkimi
Sa shpejt ikën vitet sa shpejt pa méshiré
Qiejve të emigrimit hallet shpërndaré,
kërkuam pak diell mes reshé në hapësirë,
Atdheut i thërrasim me lotin e tharé.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.