“””””””””””””””””””””””””
Mërgimtari
U nisa shpejt të vijë te pragu,
si një pëllumb në fluturim,
duart që vura tek parmaku,
mu dridhén mua gjithé lëndim.
Nga një qiell i largët zbrita ,
si një copë ylli i ndarë ,
shtëpiné e bukur që braktisa ,
dyer e dritare ti puthé me radhë.
Çatisë kish réné një degë e thyer,
vite që kish mbetur shtrirë,
stuhi e dimrit e ka shqyer,
e kish hedhur pa mëshirë.
Muret nxirë e rënë suvaja ,
Tjegulla të plasura me lagështirë,
lotët binin dot si mbaja,
ish bërë vendi shkretëtirë.
Ballkonit dy tre dallëndyshe,
lëshonin zërin me rënkim,
shtëpi e vjetër dukej ndryshe,
fole kërkonin për strehim.
Kur hapa derën e shtëpisë,
mu dridhén gjunjët përmbi prag,
gjithë mbresat e rinisë,
seç i ndjeva në até çast.
As gjë s’kish mbetur si dikurë,
as rafte ,as libra,as kujtime,
mu bé zemra si një gurë,
sa ish plakur shtëpia ime.
Një ditë jeta do të iké,
loti dhimbjes larg i tretur,
një grusht dhe nga vendi im,
që té mos vuaj dhe i vdekur.
“”””””””””””””””””””””””””
Dritë Dashurie.
Përpara meje e gjatë si një pjergull,
flokët e verdha mbi supe hedhur,
nga larg shkëlqeje dhe pse ish mjegull,
kaltërsi e qiellit mbi sy ish derdhur.
Ato puthje të émbela si harroj asnjëherë,
ishin puthjet e fundit që mora me vete,
mbrenda zemrës sa shumë i kam ndjerë,
përplasje e rrahje si dallgët në dete.
Dhimbja gjithnjé rëndonte mbi plagë
dhe unë mbas teje vrapoja i mërguar,
malli derdhej si lumë nëpër dallge ,
imazhi yt sa herë më la zgjuar.
Valët freskonin rërën e nxehtë ,
përtej horizonteve ndjehesha i vetmuar,
rrahjet e zemres nuk më lanë të qetë,
sa herë në énderra jemi përqafuar.
Sikur hënë e bukur mbi tokë kish réne,
dhe dritë e sajë ish dritë magjie,
mbi supin tim dorën kish véné,
e madhështi e sajë
sa mijëra yje.
Natës së kéthjellet të dy ecnim fushës,
e dritë shkëlqenin sytë e sajë,
buzë të fryra nga aromë puthjesh,
si petale trëndafili vesuar në maj.