“”””””””””””””””””””
Për ty Néné.
Atje në parajsé ,ti je shumë larg,
e di se shpirti té qané për ne,
dy pika loti rané mbi shtrat,
si drité ike qiellit népér re.
Sa prita njeheré té vish tek uné,
ti néné nuk vdes atje bén drité,
i humbur Europës në një katund ,
s’munda té harroj ty asnjë dité.
Naté e errét, mbushé ploté me re,
stuhi dhe vetétima, qiellit pa fund,
mjegulla ,méngjesit dritén i zé,
diellin po presim ,kéto re ti shkund.
Uné i humbur ,errësirës në emigrim,
maleve fryjnë era të ftohta e të acarta,
dalléndyshet qajnë kétu në perëndim,
përtej deteve e horizonteve të largëta.
Atje ku unë linda, është vendi im,
plotë fusha , pyje e male té larté ,
shqiponjat bjeshkëve në fluturim ,
ku lind dielli i ngrohtë e rreze arté.
Atje do flejë i qeté dhe shpirti im,
s’do keté mé errésiré ,as nata,
jeta do marré ,njé tjetér kuptim,
éndérrat bashkohen ,me dashurité e zjarrta.