“””””””””””””””””””””””””””””
Kohë e mjegullté.
Nga mërgimi do të kthehem ,një ditë porsi dhëndër,
do t’i shtrojmë sofrat e qiellin do t’a ndezim ,
ka vite që ne e thurem kété ëndërr ,
mbi altarin e dashurisë të dy ,do të zbresim.
Kur sytë netëve të gjata të mbyllen nga gjumi ,
Une énderra dashurie ty do ti tregoj ,
e unë si një valëz do zbres nga lumi ,
e duart e tua ,me puthje ti mbuloj.
Merri me vehte puthjet e ndjenjat e femrës ,
hidh ca aromë trandafili gjoksit qumeshtoré,
do ti zgjoj dhe njëherë, rrahjet e zemrës,
të nënshkruajmë dashurinë ,me shpirtrat hyjnore.
Jetojmë në një kohë ,ku paraja vlersohet
nga erozion i kohës ,na ndryshken dhe vargjet,
ku njeriu veç me paranë dashurohet ,
ku çdo ditë me dashurinë, interesi përplaset.
Njerzimi ka kohë që pret ditë më té mira ,
ku dallgët zmrapsen si në brigjet shkëmbore,
plotë mjegull e tym nga gojë egersirash ,
mirsia thyhet si xham kristaloré.
Si lumenjtë kur fryhen përhapet ligësia,
kur era të ftohta fryjnë nga mashtrues të kollarisur,
po i zbret një nga një shkallët dashuria ,
njeriu i thjeshtë ka kohë që është braktisur.
Ka dhe njerëz të dashur e të dlirë kjo bote,
që dashurinë e mbjellin ,varfërisë nëpër shkretëtirë,
fjalë të arta nxjerrë nga shpirti i ngrohtë,
di ti ndezë dritat kudo nëpër errësirë.
Vellon e kuqe do ta hedhë Arbëria
flokët do qëndisë me ngjyrën e blertë,
mbrenda gjokseve do lulëzojë madhështia