12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Mark Gjetja

Të prita por ti nuk erdhe.

Me vjen një dritë në ditë trishtimi,
Si sytë e tu me rrezélloi,
Porsi një diell kur zbardhë agimi,
imazhi yt me përqafoi.
Kur largon perden nga dritarja,
e unë nga jashtë duke përgjuar,
në dritë të hënës vehten se mbaja,
si yllé i rrallë të pres mbi duar.
Kjo natë e ftohtë e qiell i errët
mé fik kéte zjarr që më pérvélon,
aty ku nata është mé e kéthjellet ,
té pres plotë mallé e emocion.
Të prita gjaté e deri voné,
gjersa méngjesi filloi té zbardhé,
me rrahjet e zemrës eja zgjomé
të puthë në buzé të puthé né ballé

E tani ika se ti nuk erdhe ,

njé dité do kéthehesh përsëri,

sa drité né shpirtin tim ke derdhur,

si yjet lart në galaksi.

“”””””””””””””””””””””””

Buzë Detit.
Detit pulëbardhat mëngjesit fluturonin,
era flokët në mes, ti kishe ndarë,
dallgët e zemrës ,në gjoks notonin,
me ty e ndjeva ,dashurinë e parë.
Gjoksin e bukur, që dot se mbulonte,
e hidhej përpjetë ,si valët në breg,
një fustan transparent ,që trupin zbulonte,
e unë dridhesha ,siç dridhej një shelg.
Ti erdhe prané meje, si rrezet e diellit,
trupi përkundej ,me hapin e lehtë,
sytë e tu si dy yje ,ndriçonin qiellit,
e gjaku vërshonte ,damarëve të nxehtë.
Ndër rrahjet e zemrës, kurr s’të harrova,
ëndërr të kisha, moj mike sy zezé,
sa herë trupin ténd ,me puthje mbulova,
si një aromë trandafili, kur çelé në mëngjes.

Tek ti e njoha, madhështinë e femrës,

tani je larg ,si një dritë e rrallé,

tek ti i ndjeva ,rrahjet e zemrës,

me cilën dallgë ,ta përcjellë këtë mallé.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.