16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

Mark Gjetja

Babai im.

Kaluan vite kur vdekja të mori,
e unë larg teje s’té kam harruar,
u ktheva ,një grusht dhe té hedhé tek varri,
aty ku ti heshté përjetë i vetmuar.
Kur mora vesh lajmin u nisa i shqetësuar,
e di se brengat e malli të kané vrarë,
e di sa herë rrugën ke shikuar,
me një cigare në dorë oborrit duke qaré.
Mbi varrin tënd falje të kërkova,
nga vuajtjet dhe lodhja që për ne ke hequr,
ca pika loti aty i lëshova ,
se për në ishe drité dhe drité ke mbetur.
Mbrëmjeve vonë sa herë ke menduar,
kur nëna shtronte sofrën për të ngréné,
vatra mbushej plotë fëmijë rrethuar,
Dhe pse në varfëri dashuri na ke dhéné.
Tani i Shtrejti im qiejve je larguar,
në mendje e ke përherë até lumturi,
madhi të kish zéné për të mé takuar,
si dikur kokën në gjoks të mbështes perséri.
Çdo vit kthehem tek varr i zbukuruar,
kur lulet çelin pranverës plotë gjelbrim,
mbi baré derdhet lot i trishtuar ,
të përqafoj në foto gjithë mallëngjim.
Akoma je gjallë ëndërrave të mia,
rrugën tënde unë do e vazhdoj,
jeta me treti larg ,por jo dashuria,
kjo mbetet në zemër e gjallë sa të jetoj.
Si harroj kurr shqetësimet e tua,
Kur natën vonë kthehesha në shtëpi,
e dija se gjumi s’të zinte për mua,
deri sa dera hapej e të përqafoja ty.

Të prita por ti nuk erdhe.
Me vjen një dritë në ditë trishtimi,
Si sytë e tu me rrezélloi,
Porsi një diell kur zbardhë agimi,
imazhi yt me përqafoi.
Kur largon perden nga dritarja,
e unë nga jashtë duke përgjuar,
në dritë të hënës vehten se mbaja,
si yllé i rrallë të pres mbi duar.
Kjo natë e ftohtë e qiell i kethjellet,
mé fik kéte zjarr që më pérvélon,
aty ku nata është mé e errët,
té pres plotë mallé e emocion.
Të prita gjaté e deri voné,
gjersa méngjesi filloi té zbardhé,
me rrahjet e zemrës eja zgjomé
të puthë në buzé të puthé né ballé.
Dhe tani do iké se ti nuk erdhe,
por njé dité do shihemi përsëri,
sa drité né shpirtin tim ke derdhur,
si yjet lart në galaksi. Mark Gjetja

Kur thureshin Endérra.
Sa bukur erdhi, kjo mbrémje sonte,
kur dritë e hénes, rrezet léshoi,
mu duk se qielli, gjithë yjet zgjonte,
aromë e sajë, rrugén mbuloi.
Mi jep ti puthé, duart e tua,
me lére të jap ,një përqafim,
mé lére té ndalem, tek një krua,
t’a pi me fund ,kéte malléngjim.
Në dritë të hénes, jem takuar,
yjet kurorë, ti kam qëndisë,
në sytë e tu ,unë kam notuar,
në rrahje të zemrës ,s’té kam braktisé.
Gishtat e mi, buzëve të njoma,
yjet një nga një, ikën të zbehur,
se shuan dot etjen, as puthjet tona ,
as dritë e méngjesit, as shpirti i dehur.

Puthjet e émbéla, kurr su harruan,

as fjalët e ngrohta, as prekjet ngadalë,

ëndrrat që thurem ,sa shpejt fluturuan,

morën detin e humbën néper valé.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.