22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Mark Kuzhnini

E Ti Ishe…
Shfaqen ca replika nga filmi që ka ikur
Metrazh i shkurter jeta si loti që ka pikur
Ka ikur është zhdukur, s’them që është bukur
Dhe më nuk është dukur, ashtu si rrinte strukur
Është lutur që koha përsëri të kthehet
Të dehet e të shprehet aty ku më shumë vërehet
Diqka që nuk kthehet vdes bashk me shpresën
E lexon dot këtë pjesen që ma freskon kujtesen
E kishte dikur ftesen të vinte ku isha
Asgjë me vete s’kisha, isha si kodër pa pisha
E dija kur pija, më mirë të njihja
Ndryshonte pak shija kur s’të shihja tek shtëpia
Qante si fëmia diçka brenda meje
Po e lë spo flas si ndihesha pran teje
Kerko e gjeje si ndihesha kur kam pi
Isha unë një cop letër, e ti një Poezi.
Mark Kuzhnini 2020
Imazhi mund të përmbajë: drawing, text that says 'CLIP COMIC'
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, Martesë dhe jashtë
Ty s’mundem të të harrojë…
Gjersa do të rroj, emrin do ta përmend
Edhe kur ka me u çmend, me ty do jetojë
Vetën do ta harrojë, e ty do të mbaj mend.
Ti qofsh e lumtur për jetë e mote
dhe shumë vite pritsh, e dashur për mua
urime e gëzuar datlindja jote
Shëndet, jetë të gjatë s’bashku grua.
GËZUAR
“”””””””””
Nuk shfaqet dielli për mua e ty
Dielli shfaqet e ka nga detyra
E ku ka më mirë që sy më sy
Të ta heq masken nga fytyra.
Largë s‘mendon njeriu i pasur
E as i varfëri ndonjëherë
I pari fytyren mund ta humbas
I dyti e ruan si përherë.
Mk
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.