13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Mark Marku

NDARJA NGA JETA PARAKOHE TRISHTIM E DHIMBJE E PASOSUR PER PRINDERIT , FAMILJARET ,TE AFERMIT.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Sot 29 dhjetori 2021 ishte nje dite e trishte dhe me shume dhimbje, si nje vite me pare per te gjithe ne,kur morem lajmin qe Petriti yne I shtrenjte ,njeriu yne I dashur ,florini yne ,vujati shume e ne shpresonin se do kapercente gjendjen e rende shendetesore ,por fatkeqesisht ndodhi ajo gjeme qe ai te ndahet perjetesisht fizikisht jeta.Edhe pse ka kaluar nje vit kjo date gjithnje do mbetet e hidhur per ne edhe pse vitet do bejne te veten ,do jete dita qe sa here ,e natyrisht do kujtohet shpesh nga ,nana,gruaja ,femjet ,vllezerit ,motrat dajat ,halla,tezja ,nipa e mbesa , kunatat,te afermit do te lotojme per te.
1
Eh Petrit ,shpirti i dajes, na le zemer plasur,ike ne moshen me te mire vetem 47 vite.I vecante ishe nip i i dashur e i shtrenjte,tani na kane mbetur vetem kujtimet,e kujtimet me ty jane te shumta per te gjithe ne , qe kur linde e deri sa ndrrove jete.Jo vetem te deshen shume ,si prinderit do femijen Nana jote e motra ime ,qe ngrihet me heret cdo dite se nuk e ze me gjumi si me pare, gjithe diten mendon e kujton ,cdo gje gjate jetes me ty,po trishtim e dhimbje qe nuk i sherohet kurre ka Nana ,familja jote ,Nana qe sot desh u shkreh para varrit tend ,po si mos te ndodhe kjo, ajo eshte me e lenduara ,po gjen force e mundohet qe te jap gajret te tjereve. Te deshen shume familja jote gruja ,vajza,djali qe sakrifikove te ndertoje jeten sa me mire per vete dhe per ata,po i le ne boshllek e zemer plagosur ,plage e dhimbjes per ty e pa sheruar gjithe jeten .
2
Emigrimi kjo plage e pasheruar ne shekuj per ne shqiptaret qe dhe ti prej 20 vitesh ishe pjese ,qenie jote larg ,i permallonte te gjithe se kalonin kohe pa ardhe,madje pati rast edhe 4 vite ,e kjo ishte e rende per ty dhe per nanen tande,e rende pe familjen tende ,ti punoje per ti mbajtur ata te tre e per te rregulluar banese per jetese ,eh sa lodhje kishe nip i shtrenjte vetem vlleznit tuaj ,ata qe kane punuar me ty dhe jane ne emigrim e dijne sa lodhje ke patur,po edhe familjaret tuaj e kane ditur dhe kane ndjere lodhjen dhe stresin tend.
Eh sikur te mos mjaftonin keto ti i shtrenjti nip Petrit do mendoje si te respektoje Nanen ,vellain e madh ,dhe vllezrit tjere ,qe gjithnje i kishe dhe te kishin ne krah te djathte e cdo gje e bisedonit e palnifikonit me njeri tjetrin. Po edhe per motrat ,mendoje ,dhe i respektoje sa mundje ,po jo pak i ke respektuar edhe tezen edhe dajat ,po edhe femijet tane,po pervec sajdive qe beje qe kishin pa diskutim vleren e tyre ,ti jepej dicka me shume se cdo kush tjeter nip i shtrenjte ,florini yne.
3
Ti gjithe jeten tende ke dhene dashuri te madhe per te gjithe ,ti kishe humor te vecante edhe kur ishe ne siklet ti nuk e shfaqje per te tjeret,nuk te kuptonte askush sa halle e probleme kishe mbi supet tuaja.Po edhe te kane dashur e respektuar ne jete te gjithe.
Tash Petrit te shikojme vetem fotot tuaja ,akoma na duket e pabesueshme,ndonese eshte nje realitet i pakthyeshem.
Eh Petrit apo Pjeter qe Nana daja kishte qejf e deshire ne te gjalle te theriste ,se ajo nje vella kishte gjalle ne ate kohe e tash jeni bashke ne ate bote me dajen Pjeter,e kishte hallin ta perjetesonte emrin e tij.Me ate sjelljen tende,me ate humorin tend ,me ate respekt e dashuri qe ju jepje Nanes ,familjareve tuaj ,ne te gjitheve te afermeve te gjakut e te oxhakut , ai respekt e dashuria jote ,ka bere qe te gjithe te deshnin shume ty Petrit ,dhe me ndarjen parakohe jane prekur e kane ndjere e ndjejne dhimbje shume shume ,me largimin nga jeta krejt parakohe.
4
Sot ,ne nje vjetorin e ndarjes nga jeta erdhen shume njerez per te nderuar ty ,familjen tende,e bene ne kete dite ne homazhe kujtimi per ty ,e sot 29 Dhjetor 2021 ,eshte nje dite e trishte si nje vit me pare per te gjithe ne, dita 29 Dhjetor 2020 ,po shume te tjere ishin edhe ne diten qe te mbuluam ne dhe ketu ku prehesh i qete tani ,shume te tjere qe u preken per ty ne mergim kane vazhduar te vijne e te ngushllojne Nanen tande ,familjen tende,vllezerit e motrat ,ata te kane respektur ty dhe ne te gjitheve,e u jemi mirnjohes te gjitheve ,ju a kthefshim ne gezime. Po emigrimi ka shume halle,nip i shtrenjte Petrit , qe ne te gjalle i ke hequr mbi supe ,ndaj per ty , do vazhdojne te tjere te vijne per,pasi shendet e hallet e tyre nuk u kane mundesuar kohen me shpejt te jene fizikisht ,ndaj Nana e familajret i presin ,se dhimbja per ty nuk eshte jo, nje vite po e pasorur do mbetet gjith jete per Nanen ,gruaj,femijet ,vllaznit e motrat,nipa e mbesa ,dajat e tezet,kunatat tuaja,kushurinjte e tu te gjakut dhe oxhakut.Sot nje pjese e atyre njerezve jane ishin ketu prane varrit tend me ne .Ndonese nana ,familja vllaznia i kane pritur vazhdimisht me respekt te gjithe ata qe kane percjell ngushllime per ty edhe kane mbetur e habitur se sa shoke,miq e dashamires kishe Nip i shtrenjte Petrit.Po per sa thashe ma siper se kush ke qene ne jete, nje burre fisnik me vyrtytet qe i trashegove e ruajte me se mire nga te paret tuaj ,e prinderit tuaj,mendoj se e ke merituar respektin nga te gjithe.
5
Po nip i shtrenjte fisnikerine dhe vyrtytet tuaji i trashegove dhe i ruajte ne jete ,si nip Nikoll Preng Lleshi dhe i Gjeles,si biri i babit fisnik Preng qe u nda nga jeta 45 vjec ,i njohur ne gjithe Fanin ,Kukes ,Mirdite e me gjere,dhe Nanes Mrike, ku more cilesite me te mira dhe bekimin e tyre si njeri , si nip ,natyrisht edhe nga dajat nuk te munguan keto cilesi ,si Nip i Mesuesit Zef Shkorret i njohur ne Fane e Mirdite, si Misionar I dijes , si nip i xhaxallareve Dod e Gjergj ,i hallave, Liza qe tash ajo ka afet fatkeqesisht, te birin Martini Kecin edhe ai u nda nga jeta parakohe 52 vjec nje muaj para teje, parakohe nga ky covid i mallkuar,dhe halles Marte ,qe jeton ne pleqrine e saj e me dhimbjen per ty .
Sa cilesova nga parardhesit tuaj askush ne jete nuk mund tu thote se kishin nje cilesi te keqe,po fisnik e me vyrtytete me te mira ne Konaj Fane.
6
Te gjithe ne sot Nana jote,Gruaja ,Femijet,motrat ,vllezerit ,halla, dajat ,tezja ,kunatat,e te afermit tuaj te gjakut dhe te oxhkaut ,jane te trishtuar qe Covidi i mallkuar kjo kolere vdekejprurse e dy viteve te fundit qe u be shkak e fatkeqesisht te ndau nga jeta ty ,dhe sot me lot ne sy e plage ne zemer, jemi mbledhur ketu duke kujtuar me shume se sa shkrova une ne keto rreshta,se jeta jote qe ne femijeri ishte me plage te rende, se vetem motra e madhe nga 8 femijet,ishte e martuar, por edhe asaj si ju te tjereve ,ndonese krijoj familjen e saj,dashuria qe jep babai per vajzen , kujdesi e mbeshtetja i munguan qe kur ndrroj jete babai juaj Prenga,eh 7 femije te tjere u rritet pa babe e me shume halle e derte,ne nje vend me veshtirsi jetese si ne Konaj-Fane.
Nana juaj di cfar ka hequr per tu rritur ,burrnuar e martuar ,ku secilit ju beri dasma,natyrisht i dijme edhe ne ,nje pjese qe jemi ketu sot, ne homazhe per ty ,ne nje vjetorit e ndarjes nga jeta.Po ti ja shperbleve Nanes me dashurine e respektin per te ne vazhdimsi e qe e degjove gjithnje keshillen e saj,duke u perpjekur ta beje te lumtur edhe pse ajo eshte perballur me shume fatkeqesi gjate jetes.Po largimi yt nga jeta parakohe e palgosi rende zemren e Nanes,te gruas dhe femijeve ,te motrave e vllezerve dhe te gjithe neve njerezve te gjakut tend.
7
Nip i dashur dhe i shtrenjte Petrit edhe nje liber ndoshta nuk i perfshine te gjitha peripecite e jetes tende,te familjes tende dhe te rritjes tuaj si femije pa babane Preng Nikoll Lleshi- Tota.Punonjesit i nderuar per dekada ne spitalin e Fanit-Mirdite.
Te deshem shume te gjithe gjaku yt kudo e kishe ,natyrisht ne dajat e tu,te cilet kur te kishim ne jete, nga cdo vend i Europes ku jetove e punove si emigrant, kishe apo nuk kishe te ardhura,ishe apo jo i lodhur,kishe apo jo kohe ,ti nuk u mungove atyre ne menyre periodike duke te degjuar zerin ne telefon ,ne cdo feste e raste gezimi apo semundje me telfonatat e zerin tend sa serioz edhe por edhe me humor ,ne raste semundje ti i beje dy here ne dite ,eh kjo eshte vlersim i madh per ne e nuk harrohet sa te jemi mbi dhe ,se jo vetem na lehtesoje por sikur ndikoje edhe na sheroje.
Ti nuk ja lejoje vetes te kalonte kohe e gjate pa i marre ne telfon,po kur mundeshe i ke kujtuar edhe me dhurata jo te lehta ne vlere ,c ka per ty ishin rendese ,po per ne ishin kenaqesi e vlersim i madh ,qe kujtonte nipi dajat e tij.E ne tash i sjellim ne mendje si kujtime e disa i ruajme si relike, ja keta apo ate ma ka sjell nipi Petrit.
Natyrisht edhe kur vije nga emigrimi nuk mungonin kurre takimet tuaj fizike ,kenaqesi e madhe per ty dhe per ne.Po ku ka nip si ti more i shtrenjti Petrit,qe ikja jote na ka shkaktuar dhimbje te madhe te gjitheve ,plagose rende zemren e Nanes Mrike ,te bashkeshortes ,femijeve ,motrave e vllaznise,kunatave tuaja ,njerzve te gjakut tend.
8
Petrit yne i dashur e te shtrenjte, ty gjithashtu te deshi shoqeria ku linde u rrite ne Konaj ,kudo ku punove dhe jetove vite ,te deshi edhe miqesia e jote ku u bere dhender ,por edhe miqesia e famijes se madhe ,por te deshen edhe ata qe te njohen ne jete si Shqiptar ,si burre Mirditas ,si ne Shqiperi dhe ne emigrim Greqi e Itali, me te cilet keni kaluar gjithnje mire,e sot shume te kujtojne e respektojne,duke i shpreh qe nje vit ngushllime Nanes tende,familjes tende,vllaznise,motrave,por edhe ,dajave,halles,tezes.
Lista e emrave eshte shume e gjate dhe te gjitheve ju themi atyre qe nuk jane sot ketu me ne ne kete nje vjetor te trishte dhe te gjithe te pranishmeve qe jane sot ,e ndajne dhimbjen me ne ,pacin faqen e bardhe e ne t’ju vijme vetem per te mira ne familjet tuaja.
9
Eh pra ti Petrit i dashur i shtrenjte ,ti prej nje viti e ne vazhdim je fizikisht larg Nanes ,familjes tende ,je larg familjes tende te madhe , je larg nesh , po shpirterisht je nder ne , dhe me ne gjithe kohen ,cdo dite ,pasi fisnikerine tende ,vytytet tuaja ,zemeren , miresine tende,bujarin,interesimin tend me ju gjet dikujt qe ka nevoje ne krah ,episodet e bisedat e kendeshme tujat ne takime mes veti ne i kujtojme me malle,po edhe lotojme daja, e kjo ndodhi edhe ne 16 korrik qe ishte ditelindja jote si me Nanen e njerzit ketu dhe tek une me familjen qe ishim larg ,se nuk i mbajme dot emocionet qe dhimbja per ty i sjell ,shpirti yne ti na ike shume shume parakohe.Madje kur ti i kishe punet tuaj disi ma mire se heret tjera.
Nanat tona na kane mesuar,kur ishim te vegjel se burrat nuk qajne,por nuk jane mbajtur lotet gjate ketij viti sa shpesh kemi sjell ne biseda kujtime per ty,po edhe sot lotet rrodhen si shiu qe ishte i pranishem ashtu si nje vite me pare .
Nipi i dashur ,i shtrenjte ,florini yne Petrit.Sa veshtire eshte per ne te mblidhemi e ti te mos jesh me ne ,shume shume e trishte.Se njeriu qe kur lind e di qe nje dite qe e pret dita te largohet nga kjo bote,pra vdekja ,te gjithe edhe ne qe jemi gjalle jemi rruges drejt saj ,por urojme qe te jete sa me e gjate.
10
Ti u ndave u ndave ne moshen me te mire vetem 47 vjec, ,prind e i burreruar por qe nuk ishte koha per tu larguar. Po Zoti te deshi prane e shkak i pandemise globale te ndau nga ne ,te mori prane ,askush nuk ka fuqi te ndaloje ate qe do Zoti te mare.
Sot i falenderoj te gjithe pjemarrsit qe ndodhen ne kujtimin tend ne nje vjetor ,u shperblefshim ne gezime dhe u takofshim pas kesaj dite vetem per te mira.Faqebardhe qofshi te gjithe qe u ndodhet ne kete cermoni dhe ata qe me mesazhet e tyre kujtojne e lehtesojne dhimbjen Nanas dhe familjareve.
11
MBETESH I PAHARRUAR GJITHMONE NIP I SHTRENJTE PETRIT.
Do te kujtojme gjithmone nipi i shtrenjte,florini yne Petrit.
Te rrojne Nana dhe trashigimtaret ,femijet e tu me nene e tyre ,pacin shendet e jeten e gjate.
Te rrojne te gjithe qe le pas ne jete vllazen,motra me familjet e tyre.
Te rrojne te afermit tuaj te gjakut dhe oxhakut.
Fjalet per ty nuk do mbarojne asnjehere.
Po edhe kujtimi per ty nga te gjithe ne nuk mbaron kurre sa te kemi frymen.
Te ndrit shpirti nip i shtrenjte.
Pushosh ne Parajse.
Daja yt
Mark Marku
29. Dhjetor .2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.