Gjin Musa:
Ne se ky lajme eshte i konfirmuar, athere Mark Marku tregon vertet nji pjekuri prej nji intelektuali te permasave bashkohore.Une kame qen kundershtar i z.Mark Marku dhe te z.Gjekmarkaj per analizat e tyre ne studiot televizive.Mark Marku thyen tabun!tregon te verteten se ç’fare po ndodhe ne Partin Demokratike.Si do veproje Z.Gjekmarkaj dhe deputete qe mbahen mbrojtes te demokracis?Do mbeten nene tutelen e Lulzim-Saliut apo do shperthejn si demokrat te “vertet” ne mbrojtje te demokracis?Partia Demokratike eshte ne ditet me te veshtira qe nga themelimi i saje e deri me sot.Dora e hekurt Berishiane ja zene zverkun,i ka paralizuar jeten politike,eshte ne lufte te hapet per jete a vdekje PERBADHE presionit te SHBA dhe BE.Grupi parlamentar i PD do jete ne kuvendin e Shqiperis me Saliun apo doe braktisin?Le te presim po ç’do levizje e gabuar e PD ,eshte nji thike vdekje prurese per jetegjatesin e vete PD
Mark Marku jep dorëheqjen si deputet: PD është parti personale e Bashës dhe Berishës!
Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ndërsa shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
Mark Marku i cili doli deputet në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit teksa njofton lënien e mandatit të deputetit, shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe liston një sërë arsyesh se pse ndërmori këtë veprim që lidhet me etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.
“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku ndër të tjera.