21.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Prill 2025

Marogona Kelmendi Zekaj

EDHE NJË HERË

Sërish m`u kthy ndjenja e frikës

Në portën time pse më trokiti

Dhe zhurmimet e keqadashsve

Prap u thye dritarja nga plumbi i rënë

Çatia u bë rrëmujë

Tymi mbuloj qeillin e re

Besoni më u ngrit nga shtrati

As sytë s`po mund t`i çeli

Kaluan ca vite të kujtimeve

Sa nisa pak të harroj gjakun

Nëpër tokë që vendin e mbuloj

Ç’mu kujtua nëna si ecte zvarrë

Mè fëmijë ndër sqetulla

Mu kujtua edhe këmba e zbathur

Këpucët nëpër rrugë të mbetura

Një sofër e të pangrënë

Veç me një kafshatë të bukës se thatë

Një pjatë me pak supë e buka kore

Mu kujtuan zërat e trishtmit

Mu kujtuan lotët e vajtimit

Mu kujtuan krismat para syve

Që në zemêr me dridhen

Plumbat që drejtë në jetë u hidhen

Terr e tmerr sonte kujtova

Një luftë të tretë perjetova

Ç’na duhet ufta kur ekziston liria

Dhoma ime e mbetur bosh

Unë nëpër malet i kërkoj

Rrobat e mia në degë lisi

Sa herë me dushk trupin mbulova

Nisa rrugët me krejt familje

Si gysma e shpirtit u ndanë

Gjysma ishin të vdekur

E kurrë ma nuk u panë

U ngarkova me gjëra të jetës

Gjysmen i hodha mbas shpine

Kur më kaploj frika

Paqën vet s’mund e vlerësova

Ani ku të kërkoj drejtësi

Të demonet e pashpirt

Që ndeshkojnë gra e fëmijë

Kur nuk kanë asnjë pik faji.

Marogona Kelmendi Zekaj

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.