17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

Marre nga gazeta “NACIONAL”

HALIL RAMA boton monografi per shkrimtarin Shefki Karadaku, në 81-vjetorin e lindjes

Libri i 21-të i Halil Ramës, monografi
për veprën letrare të Shefki Karadakut

• Dr.Mujë Buçpapaj, botues dhe analist i mirënjohur në rang kombëtar, vlerësoi monografinë e prezantuar nga Halil Rama, ndër të tjera për faktin se në të evidentohet më së miri individualiteti krijues dhe njerëzor i shkrimtarit Shefki Karadaku.
• Margarita Xhepa – Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit vlerësoi përzgjedhjen që autori i kësaj monografie ka bërë ndër qindra poezitë e Shefki Karadakut, në të cilat ka botë, ka ritëm e muzikalitet, ndaj dhe ajo i interpreton me shumë ndjenjë.

Nëse para tre muajsh (në Akademinë Përkujtimore në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur) u prezantua para publikut me dokumentarin televiziv me të njentin titull, të shfaqur edhe nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar në kanalin RTSH 3, në 81-vjetorin e lindjes, Halil Rama – Mjeshtër i Madh, (autor i 21 librave me monografi, profile e kritikë letrare), prezantoi më 9 qershor 2022 librin e sapobotuar “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, pikërisht në ditëlindjen e tij të 81-të.
Personalitete të botës së letrave e artit, si Artistja e Popullit Margarita Xhepa – Nderi i Kombit, Dr.Mujë Buçpapaj-Drejtor i gazetës “Nacional” dhe një ndër poetët, publicistët, analistët dhe politologët më të mirë të vendit, si dhe poetët e prozatorët e shquar Andon Andoni, Agim Pipa, Sakip Cami, Josif Doja etj, vlerësojnë nivelin e lartë artistik të kësaj monografie, në të cilën Shefki Karadaku vjen thuajse i plotë me një arsenal veprash krijuese.

MUJË BUÇPAPAJ: Karadaku, një individualitet i fortë njërëzor dhe poetik

Dr.Mujë Buçpapaj, botues dhe analist i mirënjohur në rang kombëtar, vlerësoi monografinë e prezantuar nga Halil Rama, ndër të tjera për faktin se në të evidentohet më së miri individualiteti krijues dhe njerëzor i shkrimtarit Shefki Karadaku. Buçpapaj nënvizoi faktin se Ai ishte një individualitet i fortë njërëzor dhe poetik, ishte një lirik i ciltër, mjeshtër i vargut dhe i teknikës poetike dhe këto i mjaftonin për të qëndruar larg poezisë së angazhuar dhe brohoritëse që siguronte shpesh privilegje, karrierë dhe shpërblime zyrtare.
Ndërsa Margarita Xhepa – Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit vlerësoi përzgjedhjen që autori i kësaj monografie ka bërë ndër qindra poezitë e Shefki Karadakut, në të cilat ka botë, ka ritëm e muzikalitet, ndaj dhe ajo i interpretona me shumë ndjenjë.
Një tablo më të plotë veprës së këtij shkrimtari e japin në këtë monografi edhe intervista e bashkëshortes Nadire Karadaku si dhe reçensat e mbajtura në Akademinë përkujtimore të datës 16 mars 2021, në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, nga prozatori Andon Andoni, poeti Agim Pipa, publicistët e shkrimtari Xhevat Mustafa e Kozeta Mamaqi, si dhe analiza që poetja Adriatike Lami i bën vëllimin poetik „Toraks“të këtij autori.
Në librin e ri të H.Ramës, profilin krijues të Sh.Karadakut e bëjnë më të besueshëm edhe referimet nga Petraq Risto, i cili si redaktor i romanit “Puthja e ngrirë” vlerëson ndërthurjen plot dritë dhe hije, si një afresk bardh e zi nga autori, të lirizmit, heshtjes, frikës, rebelimit, ankthit, jetës, dashurisë, ndërkohë që edhe Moikom Zeqo nuk e ka patur të vështirë për të deklaruar se Shefki Karadaku është një poet nga të spikaturit në lirikën shqiptare, madje duke cilësuar si „një Esenin shqiptar „.
Halil Rama që e ka studjuar në detaje veprën e Shefki Karadakut, me të drejtë konkludon për krijimtarinë letrare mjaft cilësore të këtij poeti dhe prozatori që shkruan prej pesë dekadash, si romanet: “Puthja e ngrirë”, “Njëmijë vjet dashuri”, “Argonautët”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Gjergj Elez Alia”, si dhe disa novela e vëllime me poezi.
Koorpusi letrar i Sh.Karadakut, sipas H.Ramës përbën një thesar të çmuar që rrezaton dritën e artë. Ai evidenton gjetjet metaforike, forcën krijuese, gjuhën e pasur e shpesh poetike, përdorimin mjeshtëror të fakteve, kronikat, përshkrimin e heronjve, legjendat dhe episodet që bëjnë të këndshme prozën e këtij shkrimtari.
Krijimtaria e Shefki Karadakut është botuar edhe në gjuhë të tjera europiane. Revista letrare gjermane “Literatura Nr. 11 ndërmjet 20 autorëve nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës dhe Ballkanit boton edhe fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit shqiptar Shefki Karadaku. Revista është botuar nga shoqëria letrare “Marburg” e Universitetit të Marburgut. Kopjet e saj ruhen në bibliotekën gjermane sipas ISSN.
Para pak kohësh, me kontributin e familjes u botua në anglisht romani i Shefki Karadakut “PUTHJA E NGRIRE”, nga një kopje e të cilit ju dhurua selive te huaja diplomatike në Tiranë. Dhe menjëherë vjen vlerësimi i ambasadorit gjerman Peter ZINGRAF për këtë roman tejet të arrirë që me të drejtë është mirëpritur e vlerësuar në botën letrare të kryeqytetit.
Nuk është rastësi që poeti e prozatori Shefki Karadaku mirërpritej e botohej kudo në trevat shqipfolëse, si në Prishtinë, Dibër të Madhe, Ulqin, Strugë etj. Madje në vitet ‘73-74 gazeta prestigjioze “RILINDJA” e Prishtinës botoi në 6 muaj radhazi novelën e tij “Kur kërcasin boçet e pishave”.

DEDIKIMI PREKËS I ALBANËS…

Në këtë veprimtari promovuese të librit “AND-ja E PANDRYSHUAR E SHEFKI KARADAKUT”, mjaftë prekës dhe njëkohësisht emocionues qe dedikimi i Albanës, vajzës së vetme të shkrimtarit, për nënën e saj, Nadiren:
“Falenderoj dy”herazi nënën time Nadire Karadaku:
Së pari se zgjodhi si shok jete një njeri plot vlera, i cili me pas u bë babai im;
Së dyti se edhe pas vdekjes së tij, nuk rreshti duke e kujtuar në çdo forme, me aq shumë dedikim.
Sot në treg doli monografia letrare “ADN-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, bashkëpunim i një pune të palodhur të shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama dhe nënës time, e cila kontribuoj shpirtërisht dhe financiarisht per botimin e tij.
Shefkiut sot ju shtua edhe nje vepër, ne atë qe do të ishte 81- vjetori i lindjes së tij, ditë të cilën e prisnim me aq shumë hare.
Të festoftë shpirti mes ëngjejve njeriu modest dhe i palodhur. Sot edhe koha qan…”,-shkruan Albana.
Në profilin e tij, që hap monografinë, autori H.Rama, ndër të tjera nënvizon faktin se që nga libri i parë “Kënga e karrove të drithit” (poezi – 1967) te “TORAKS” (2020), Shefki Karadaku, si krijues brilant prodhon emocione të freskëta, me origjinalitet të këndshëm e të besueshëm që gjelbërojnë humanizëm, me mesazhe befasuese, të ndjeshme e me sens dashurie njerëzore.
Dhe për të qenë sa më i besueshëm në këtë konkluzion autori sjell referenca nga të mëdhenjtë e letrave shqipe, si Dritëroi, Petro Marko, Llazar Siliqi, Adriatik Kallulli, Moikom Zeqo e Dr.Lutfi Turkeshi, ku ky i fundit e vlerëson Shefki Karadakun, si “Khajami i ditëve tona”.
E kompozuar në katër kapituj (Profili & Reportazhi&Intervista –Akademia përkujtimore – Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e tij dhe Kritika letrare për veprën e Sh.Karadakut) kjo monografi sjell në vëmendje të lexuesit trashëgiminë letare që na la Shefki Karadaku me 13 vëllime me poezi dhe 12 romane e 10 libra me tregime e novela, që të gjithë me subjekt të zgjedhur e të arrirë artistikisht që nuk është pak. Ato, sipas autorit Rama: „… janë një kontribut i çmuar për të sotmen dhe për të nesërmen që të mos ketë “Puthje të ngrirë”, që fjala e lirë të rrjedhë si “Ujëvarë”, që “Gjergj Elez Alia” t’u transmetohet brezave si njeri trim dhe i besës, si njeri i zgjuar dhe i ditur, që respekton njerëzit e tij, por edhe vizitorët e huaj të rajonit e të botës, që “Shkumbini” të mos shkatërrojë tokat, por të përmirësojë ekologjinë tonë, që “Elbasani i bukur” të çlirohet nga ndotja dhe të shndërrohet në turizmin tradicional shekullor. Ky është mesazhi që përcjell vepra e Shefki Karadakut.
Ndaj, shkrimtarë të tillë si Ai, që kanë sjellë risi në letërsinë tonë, meritojnë vëmendje nga kritika letrare dhe, në mungesë të Lidhjes së Shkrimtarëve, nga Ministria e Kulturës e nga Presidenti i Republikës. Personalitete si Ai, meritojnë vëmendje, sepse janë truri i kombit „.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.