10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

MARREDHENIET TURKO-SHQIPTARE

Nikolle Loka (Administrator)

Shqipëri, fillon Akademia e Medias

Akademia e Medias organizohet nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me Anadolu Agency (AA), Ambasadën e Turqisë në Shqipëri, Radio Televizionin e Turqisë (TRT) dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH)Shqipëri, fillon Akademia e Medias

 

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar Akademia e Medias, një kurs rreth dyjavor që do të trajtojë tema të ndryshme, organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me Anadolu Agency (AA) dhe institucione të tjera turke dhe shqiptare, ku pjesëmarrësit do të marrin njohuri nga specialistë të fushës së medias nga Turqia dhe Shqipëria.

Akademia organizohet edhe në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shqipëri, Radio Televizionin e Turqisë (TRT) dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ndërkohë, pjesë e kursit janë studentë që kanë studiuar apo studiojnë në degë të ndryshme.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në leksionin e tij me temë “Diplomacia publike dhe gazetaria” foli për disa çështje në lidhje me diplomacinë dhe mediat, transformimin e diplomacisë, rolin e internetit në media për marrjen e informacioneve dhe tema të tjera.

Ai theksoi se diplomacia është profesioni i të bërit të gjërave në mënyrën më të mirë të mundshme, më formale, duke ruajtur sipas tij edhe sekretet që kanë të bëjnë ndërmjet shteteve të ndryshme.

Ambasadori Yörük tha ndër të tjera se në dekadën e parë pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA fillojnë të dalin në pah probleme të ndryshme.

“Më pas futet interneti në jetët tona. Duke u futur interneti, më pas vjen rritja e shpejtësisë së internetit, vjen smartfoni dhe vijmë deri në ditët e sotme ku njerëzit mund të flasin dhe shikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet pamjeve nga Deti i Zi deri në Tokio apo më tutje. Është pjesë e jetës sonë tashmë, na ndihmon, por kemi edhe anët negative të internetit”, tha Yörük.

Ambasadori turk tha se në këtë pikë zhvillimi fillohet të kuptohet që diplomacia klasike nuk është më e mjaftueshme dhe sipas tij shtetet vazhdojnë të përqendrohen tek partitë, apo bashkësitë demokratike që të plotësonin nevojat që mungonin në diplomacinë klasike.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, përshëndeti të pranishmit në hapje të kursit, ku ai theksoi se në mesin e kursantëve ka edhe persona që sapo janë njohur me institutin.

Qëllimi i këtij kursi që organizohet për herë të dytë është përcjellja e gazetarisë dhe publicistikës që mbështetet në baza objektive, të besuara dhe të sigurta tek të rinjtë që studiojnë në degë të ndryshme, si në gazetari, shkenca politike, diplomaci, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhim, si dhe çdo personi që ka interes për median.

Gjithashtu synohet dhënia e mundësisë specialistëve të fushës për të ndarë me studentët eksperiencën e tyre dhe t’iu sigurojë studentëve mundësinë për t’u informuar mbi fushën e medias.

Kursi i Akademisë së Medias në të cilin marrin pjesë rreth 20 pjesëmarrës do të realizohet në datat 06-17 dhjetor të këtij viti në ambientet e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë me pjesëmarrjen e trajnuesve nga Turqia dhe Shqipëria.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.