4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Marsela Koçi

 

Interviste me aktivistin Arian Bajraktari nga Namur, Belgjike,intervistoi gazetare Marsela Koçi

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/650238718906144

Interviste me Arian Bajraktari nga Hotii Malësis se Madhe,i lindur në një familje me tradita të forta patriotike, atë të Cun Mulës.
Djali i Skender Bajraktarit dhe Fatime Biçakut.
Diplomuar në Universitetin ”Luigj Gurakuqi”, Fakulteti ”Gjuhë-Letërsi” dhe Fakultetin ”Juridik”.
Diplomuar në Akademinë e Policisë ”ILEA” Budapest, nën autoritetin e FBI, të SHBA.
Liçensuar “Avokat”, nga viti 2008.
Shef komisariati në policinë shqiptare. Berat, Lezhë, Laç, Pukë, etj.
Shpallur ”Qytetar Nderi” i rrethit të Malësisë së Madhe, me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2019.
Prej 20 vitesh jeton në Andenne, Namur, dhe punon për nje Shoqëri multidimencionale në Liege, Belgjikë.
Drejtor i Shkollës Shqipe ”Faik Konica”, Namur.
Drejtues i Shoqatës “Nënë Tereza” Namur, dhe kryetar i komisionit organizues të eventeve kulturore dhe historike të përvitshme, organizuar nga kjo Shoqatë.
Për tu theksuar organizimi i dy Simpoziumet shkencore kushtuar dy figurave më kryesore të kombit tonë, heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, dhe Humanistes shqiptare me famë botërore, Shënjtores, Angje Gonxhe Bojaxhiu, alias ”Nënë Tereza”.
I pari titulluar ” Gjergj Kastrioti Skenderbeu-një mit kombëtar, hero europian”, dhe e dyta ”Nënë Tereza-mes nesh”, ku janë për tu admiruar historianët dhe Albanologët e shquar dhe me grada shkencore nga gjithë trevat Shqiptare dhe Europiane, mbuluar dhe dokumentuar edhe nga RTSH, dhe mediat Belge, duke patur një jehonë madhështore mbarë europiane.
Bashkëautor në shumë evente kulturore në Belgjikë me Ambasadat Shqiptare, Shoqatat kulturore etj.
Në vitin 2019 së bashku me Presidentin e Shoqatës ” Nënë Tereza” Namur,z.Adnan Rexhepi, mundësuan bashkëpunimin mes Komunës së Namurit Belgjikë, dhe Bashkisë ”Malësi e Madhe”, e cila u konkretizua me një ndihmë prej më shumë se 1 Milion Euro për Malësinë e Madhe, në mjete shëndetit e të sigurisë qytetare, dy autopompa zjarrëfikëse moderne dhe një Ambulance, si dhe pajisje e logjistikë. Bashkëpunim, që ka ende projekte të tjera në konkretizim, dhe me një shpërdarje më të madhe gjeografike në Shqipëri.
Eshtë i martuar me Bukurije Bajraktarin, dhe ka katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, Deli, Denajda, Debora dhe Dearti të gjithë në studime universitare.
Po punon për krijimin e një romani, për ti dhënë dëshmi brezave të ardhëshëm, periudhat e kalimeve të etapave historike shqiptare, diktaturë- demokraci-mërgim
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.