Poezitê më tê ndjera i bëra për ty
Në endrrat më të ëmbla u takova me ty
Shpirtin ta fala dhe gjithësisë i dhurova bukuri kur me ty u takova
me ty më mjaftoi ajo pak kohë që të rri
Ti i dhe jetës time kuptim dhe unë nuk kërkova as pakte, as kushte, thjesht kërkova nga ty pak qetësi
Atë që e gjeja sa here ty tē shijoja dhe trupin me drithërima ti ma mbuloje
Nga ty kërkova dashuri
Ashtu sic ta dhashë unë
të mbushja jeten me ëmbëlsi
Me fjalë dashurie të përcolla në këtë karvan ndjenjash
nga jashte te helmuara nga brënda vetëm unë dhe ti e dimë sa shumë e kemi shijuar
dhe ti prapë aty je
tek më shikon me sy të qeshur nga larg
Sërish do takohemi, e di
unë e di që ti pa mua ashtu sikurse unë pa ty, dot kurrë, s’mund të rri
Ti je i imi në këtë mënyrë dhe
unë e jotja ndihem sa here që të prek të sjell ndër mend, ashtu si dikur
Ëmbëlsisht vijmë pranë njëri- tjetrit ndër vorbullën e ndjenjave që s’kanë mbarim kurrë
i imi, jotja do të jem përjetësisht në atë jetê që të plotë se shijova dot kurrë
Më mjafton të di se jemi pranë bashkë,në çdo udhëtim ndjenjash, shikimesh të ëmbla qe s’duan shumë fjalë
Që sytë dhe trupin na mbushim me mall,
oh, shumë mall
28/02/22
Londer
Marsy