20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Marsela Koçi, LONDER

Ne dt 21 Nentor 2020 u mbajt nje takim miqesor dhe prezantues online, mes Forumit te Shoqatave Shqiptare ne Britani, te kryesuar nga Z. Talat Pllana dhe Ambasades se Kosoves ne Britani te kryesuar nga Z.nja Arrita Gjakova.

Prezente ishte edhe Koordinatorja e Keshillit te Diaspores Shqiptare per Britanine e Madhe Z.nja Brikena Muharremi. Fjalen iniciuse e morì Ambasadorja, e cila falenderoi te pranishmit dhe shprehu kenaqesine te jete pjese e ketij takimi, pas atij te 10 marsit qe ish mbajtur ne ambasade, per t’u njohur me arritjet dhe punen e gjithe se pciles shoqate ne terren, me veshtiresite dhe mundesite e bashkepunimit sebashku. Ambasada ka punuar pa ndalim edhe ne kete periudhe te veshtire qe po kalon vendi duke mbajtur zyrat hapur dhe ofruar sherbimet konsullore e nevojshme. Vecanerisht, ne perballjen, fatkeqesisht te gjéndjes aktuale ku kane humbur jeten nga Covid 19 edhe disa qytetare te Kosoves, falenderoi personalisht Hoxhen, Mehmet Stubullen i cili eshte gjendur aty sa here qe i eshte dashur komunitetit. Z. Talat Pllana foli per punen e Forumit sidomos me mundesine e vazhdimit te mesimit ne shkollat e gjuhes shqipe edhe ne kohen e pandemise duke dhene mesim online. Me rihapjen e shkollave ne Britai, ka vazhduar mesimi cdo te shtune mbasdite si perhere. Falenderon prinderit dhe mesuesit per mbeshtetjen e vazhdueshme. Nje nder shoqatat qe ne kohen e pandemise ka punuar fort me komunitetin ka qene edhe Nene Tereza e udheheq ur nga Z. Esat Brace e cila ka mundur te shperndaje ndihma ne ushqime per shume familje ne nevoje si edhe ashtu Shpresa Programme e udhehequr nga Z. Nja Luljeta Nuzi e cila prezantoi disa nga projektet e tyre si nje shoqate me arritje ne nivele te larta Duke nisur nga mesim dhenia e gjuhes angleze dhe e gjuhes shqipe per te cilen eshte ndihmuar nga shteti anglez me ambiente te shkollave falas. Gjithashtu ne kete kohe pandemie eshte bere e mundur mesimdhenia online me ane te programit “Dixhitalizimi ne kohe krize” me ane te te cilit Jane pajisur me mjete komputerike shume te rinj ne nevoje. Shoqata Shpresa Programme jep ndihme psikologjike falas per Grate e dhunuara apo per ndihme punesimi te azilkerkuesve me ane te Projekti “Living Wage Foundation” Si edhe ndihme me ane te vullnetareve shqiptare per te piketuar familjet ne nevoje ku gjate pandemise u ndihmuan 360 familje me ushqime dhe veshembathje dhe 5 euro ne dite per person si edhe u arriten te realizohen deri ne 1 million funta sterlina. Avokatia Brikena Muharremi qe eshte vleresuar dhe si Ambasadore e Kombit ne Samitin e dyte te Diaspores ne Tirane, si koordinuese e Diaspores Shqiptare ne Britani, ju pergjigj disa pyetjeve te te pranishmeve Duke sqaruar punen e kryer deri me sot te Keshillit koordinues dhe Duke e vene theksin te arritja me shume veshtiresi e te drejtes se votes se diaspores shqiptare dhe zgjidhjen e problemit te Kapshtices veren e kaluar ku Z. Lazim Destani, anetar nderi i ketij Keshilli, financoi sigurine e karantines per te gjithe emigrantet qe hynin ne Shqiperi. Z. Mithat Ibrahimi, perfaqesues i shoqates Peja ne Britani sugjeroi qe te vleresohet ideja e nje bashkepunimi mes dy Ministrive te Kosoves dhe Shqiperise, ne menyre qe te vihet ne dukje nje I vetem identitet shqiptar. Ne prespektive te ketij propozimi Z. Imer Berisha, perfaqesues i Ambasades se Kosoves ne Londer beri te ditur se jane arritur deri tani tre Akorde bashkepunimi mes Kosoves dhe Shqiperise ne lidhje me Biznesin, Qendrat Kulturore dhe bashkepunimit ne pergjithesi. Nder pjesemarres te kesaj iniciative pershendeti edhe Z.nja Merita Isufi e shoqates “Successful Mothers ” é cila pergezoi dhe vleresoi takime te tilla duke falenderuar Z. Talat Pllana per koordinimin perfekt te Takimit dhe iniciativa te ngjashme, si Kryetar i ketij Forumi. Z. Ruzhdi Jata dhe Kadime Jata vleresuan punen e Ministrise persa i perket shperndarjes se librave dhe propozuan qe edhe prinderit vete te mund te blejne librat e mesimit e te mos ankohemi per edhe me te voglin problem por ta zgjidhim nese eshte per te miren e femijeve tane. Takimin e pershendeti edhe Nora Abdullahu perfaqesuese e shoqates BACK shoqate e cila merret per sé shumti me mbeshtetjen psikologjike per shqiptaret ne nevoje sidomos grate dhe femijet. Shoqata Krahet e Shqipes me Perfaqesuese Marsela Koçi parashtroi se puna e mire e Forumit do te arrihej nese cdo shoqate perberese e saj mbeshtet ne terren njera – tjetren ne projekte e fushata konkrete. Nje ndihme emergjente do te ishte ne kete moment zhbllokimi i kerkesave per vize ne Britanine e Madhe, e shume familjareve shqiptare qe nuk dine se ku ka arritur aplikimi pasi prej muajsh nuk marrin asnje pergjigje nga asnje autoritet apo istitucion. Puna me shkollat shqipe dhe shoqatat shqiptare duke projektuar ide te perbashketa qe I vijne ne ndihme Jo vetem komunitetit shqiptar ne Britani por edhe vete Shqiperise duhet te marri perparesi. Ne duhet te dalim nga skema qe kushtezon vetem ate copez shqiptare ketu ku jetojme dhe duhet te behemi faktor ndryshimi me arritjet dhe punen tone edhe ne vendin e origjines. Shoqata Krahet e Shqipes propozon manifestime dhe projekte qe godasin probleme te rendesishme ne vend dhe qe ketu te gjithe sebashku ne mund te bejme shume. Eshte e rendesishme qe secili nga ne te jape maksimumin dhe te ndihet gjithmone pjese e popullit shqiptar edhe pse ngrihet ne nivel apo pozicion personal, te ngreje zerin per ndryshim per cfaredo problemi qe i takon Shqiptarizmit kudo qe ndodhet jo vetem jashte vendit por edhe brenda territorit shqiptar. Nese ne nuk do te arrijme te kemi impaktin e duhur ne vendet Ame, puna jone do te jete gjithmone gjysem dhe asnjehere nuk mund te duartrokasim e brohorasim te lumtur per rezultate gjysmake. Ne jemi nje, ata atje dhe ne ketu, shqiptare! Z. Talat Pllana lajmeroi se edhe AlbukTv ne Londer gjate ketij muaji po pergatit nje emision te ngjeshur kultoror artistik me talente shqiptare ne Britani, per secilin qe mund te dergoje nje video prezantim te punes se sejcilit qe do te marre pjese.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.