20.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Mateo Lila

“Grave u është dashur përherë të luftojnë dyfish. Gjithnjë kanë mbajtur dy pesha, peshën ë jetës vetjake dhe asaj shoqërore. Gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë.”

(Rita Levi – Montalcini)
Një grua e pjekur
Një grua e pjekur
Nuk shtyp, prek.
Nuk ngallmon, është ngasëse.
Nuk është e zgjuar, është e mençur.
Nuk miklon, dëften me mprehtësi udhën.
Nuk ka ngut, pret çastin e duhur.
Nuk vepron, lëviz lehtë.
Nuk fluturon, lëviz e valëzuar.
Nuk merakoset për sasinë, pëlqen cilësinë.
Nuk shikon, vrojton.
Nuk çapitet, vete e vjen.
Nuk mëton, thjesht pëlqen të shijojë.
Nuk gjykon, zbërthen.
Nuk ngushëllon, ndez zemrën.
Nuk kërkon, zgjon ndjesitë.
Nuk robëron, jep lirì.
Nuk josh, magjeps.
Nuk është ngulmuese, është përzgjedhëse.
Nuk lëshon dritë, është e dritësuar.
Nuk pëlqen ta shohin, pëlqen të dëgjohet.
Nuk parashikon, rrok me mendje.
Nuk flet për seksin, ajo është një mjeshtre në artin e dashurisë.
Nuk është e butë, është e epshme.
Nuk urdhëron, udhërrëfen.
Nuk rilind, është në lulzim të pandërprerë.
E s’fundmi Gruaja e pjekur është një e tërë e të gjitha bukurive të gjasshme
sepse është një Grua.
(Renacer Humano, Një grua e pjekur, shqip –
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.