Në marëzinë e saj më futi jeta.
Në rrugë të gjata ,të vështira ,pambarim.
Në shtigjet e mendimeve të shkuara e të tashme.
Me ëndrrat e bukura që thurra.
Por,që humbën pa parë dritën ,
që agimi ditës tjetër sillte.
Rahjet e zemrës me tik-taket e orës ngatëroja.
Vendosja dorën ,që ritmin e saj të kapja.
Qetësi ti sillte zemrës ,
që e lodhur ndihej.
Mijra mendime përcolli mendja ,kapërcente vitet.
Ngatëroheshin në to si shkure në rrugë të panjohura.
Loti në derën e zemrës trokiti.
Ishte aty …priti shumë gjatë.
Ajo se pranoi ,se trishtim merte prej tij.
Lumturinë që drita e syve lëshonte.
Buzëqeshja mbeti në buzë.
Që sinjalin të përcillte në ditët e mbushura me dashuri.
Ato i kërkova kudo.
Midis yjeve dhe dritës.
Midis hënës dhe diellit.
Aty ,në dashuri dhe marëzi.
Rjedha e tyre më ndoqi pas.
Shpesh udhën humba ,u trishtova.
Por ,bukurinë e gjithçkaje mora.
Në magjinë e saj më futi jeta.
E prej andej ,unë nuk dola kurrë.
“””””””””””””””””””””””””

Nata kishte hapur kthetrat e veta mbi tokë.
As hëna ,as yjet ,se ndihmonin dot.
Velloja e zezë e saj.
Kish mbuluar gjithçka ,gjithë dynjanë.
Atë natë toka qau.
Se lotë i pash në agim.
Në vesë pastaj u kthye .
Ra mbi fushë e mbi lëndinë.
Mali kishte humbur në horizont.
Dielli nxori syrin sipër kreshtës.
Rrezet e tij mjergullën larguan.
Ja fshinë lotët tokës së bekuar.
Ajo u gjallërua dhe buzëqeshi.
Pemët plot lule ngritën kryet lart.
Uji i burrimit gurgullon ngadalë.
Jehona dëgjohet në kodrën matanë.
Lotët e tokës ikën nga petalet.
Nga bari në fusha ,nga lulet në lëndinë.
Natyra u mbush me shumë ngjyra.
Tani loti s’kish më kuptim.