7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Mbaresa Kaci Hasanaga

Miqësia është një ndjenjë e bukur e nuk llogaritet nëse është e vërtetë apo virtuale.Sepse ajo që ka rëndësi më së shumti ,është sinqeriteti.
Miqësia e vërtetë nuk njeh zili ,por vetëm jeton për mirësinë dhe dashurinë ,që mund të shkëmbejnë me njëri tjetrin.
Ajo duhet të jetë një ndjenjë pa interesa dhe kurrë s’duhet të kërkoj përfitime.
Miqësia sinqertë vjen kur heshtja midis dy njerëzve është e rehatshme dhe shumfishon gjërat e bukura të jetës dhe ul ato të shëmtuarat.
…Më mungon fëmijëria ime, ato…
Ato vite të bukura plot gëzim ,hare dhe të qeshura…
Atëhere kur fantazoje gjithçka, që të rriturit mendonin.
Kur ëndrrat ishin pa limit ,s’mbaronin kurrë.
Kur kërceja ,këndoja pa ritëm muzike.
Kur e gjenim lumturi fare thjeshtë .
Tek një tufë me lule ,
qē mblidhnim vetë në lëndinë.
Koha kur dhimbjet ishin të thjeshta ,
sepse ishin të jashtme.
Dhe për ti shëruar ato ,ishte magjia e prehërit tē nënës dhe dashuria pakufi e prindërve.
Më mungon fëmijëria ime,
por mi kthejnë vitet me nostalgji në kujtesën time.
“”””””””””””””
BOTA E KUJTIMEVE
Vetëm në kujtime.
Aty…pak jetova.
Në realitetin e tyre.
Botën time krijova.
Shkëputa prej viteve.
Disa copëza gëzimi.
Në këtë mënyrë…mbase.
Të largohet pak trishtimi.
Ato që kanë ikur.
Kujtimet në fantazma ti shëndrojnë.
Zgjat duart ti prekësh.
Shpirtin ta coptojnë.
Duhet të shkojnë.
Kaq thjeshtë mendova.
Çdo gjë ishte e kotë.
Por prapë ,kokën pas se çova.
Kur nuk do t’i kërkoja.
Sikur ta dija.
Qē një zemër e vuajtur.
Vdes edhe nga lumturia.
Korrik 2020.
(M.K.Hasanaga)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.