” Pothuajse dhimbjet tona më të mëdha , burojnë nga mardhënjet që kemi patur me njerëz të tjerë.
Kështu nëse kërkon lumturinë…duhet të gjesh shtegun e duhur larg njerëzve”
– ka thënë A.Schoperhauer.
Ndonjëherë zhgënjimi të shuan pak, të pezmaton.
Por , ringrihesh për tu ndriçuar shpejt dhe të bënë të lidhur pas vetes..
Vetbesim , dashuri e lumturi.
Besim në vetvete në atë që mund t’ja dalësh edhe vetë pa të dhënë dikush dorën.
Ai të bën që ti të besosh , në atë që mund të bësh.
Në forcën që ti ke për të aritur atje ku do.
Në raste të tilla kërkohet guxim , që pas një rrëzimi të ngrihesh e t’ja fillosh nga e para.
Këtë herë më e fortë se kurrë.
Pas një zhgënjimi shpesh herë tregon dhe nxjerr në pah vlerat e tua te vërteta.
Të bënë të reflektosh e ti shikosh gjerat me një sy tjetër.
Si të thuash të bënë vigjilent në mardhënjet me të tjerët.
Pas zhgënjimit zgjohet shpresa, rritet besimi tek vetja dhe mëson që ti vlerësosh gjërat në thelbin e tyre.
Tē bënë koshient në atë që thua e dëgjon.
Të jesh një person i rezervuar ,për të mos i besuar verbërisht të tjerëve.
Pra , n.q.se kërkon lumturinë gjej shtegun ku s’ka njerëz që të lëndojnë.
Disa njerëz të zhgënjejnë…e pastaj të thonë pse rri ftohtë.
E kështu mëson…
Pa arritur përsëri…tek ai.
Tek zhgënjimi.
(M.K.Hasanaga )
(16.10.2020 )
