30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Mbaresa Kaci Hasanaga

 

” Pothuajse dhimbjet tona më të mëdha , burojnë nga mardhënjet që kemi patur me njerëz të tjerë.

Kështu nëse kërkon lumturinë…duhet të gjesh shtegun e duhur larg njerëzve”

– ka thënë A.Schoperhauer.

Ndonjëherë zhgënjimi të shuan pak, të pezmaton.

Por , ringrihesh për tu ndriçuar shpejt dhe të bënë të lidhur pas vetes..

Vetbesim , dashuri e lumturi.

Besim në vetvete në atë që mund t’ja dalësh edhe vetë pa të dhënë dikush dorën.

Ai të bën që ti të besosh , në atë që mund të bësh.

Në forcën që ti ke për të aritur atje ku do.

Në raste të tilla kërkohet guxim , që pas një rrëzimi të ngrihesh e t’ja fillosh nga e para.

Këtë herë më e fortë se kurrë.

Pas një zhgënjimi shpesh herë tregon dhe nxjerr në pah vlerat e tua te vërteta.

Të bënë të reflektosh e ti shikosh gjerat me një sy tjetër.

Si të thuash të bënë vigjilent në mardhënjet me të tjerët.

Pas zhgënjimit zgjohet shpresa, rritet besimi tek vetja dhe mëson që ti vlerësosh gjërat në thelbin e tyre.

Tē bënë koshient në atë që thua e dëgjon.

Të jesh një person i rezervuar ,për të mos i besuar verbërisht të tjerëve.

Pra , n.q.se kërkon lumturinë gjej shtegun ku s’ka njerëz që të lëndojnë.

Disa njerëz të zhgënjejnë…e pastaj të thonë pse rri ftohtë.

E kështu mëson…

Pa arritur përsëri…tek ai.

Tek zhgënjimi.

(M.K.Hasanaga )

(16.10.2020 )

“””””””””””””””””

Carpe diem.Kape ditën mos e lërë atë të ikë ; kanë thënë romakët e lashtë.

Të gjithë jetojmë këtu dhe vetëm tani.

Kjo do të thotë,që të mos lëmë të na ikë kot …asnjë moment.

E kush e di çfarë do të ndodh nesër !

Sot…kjo ēshtë e gjitha që kemi.

Prandaj , duhet ta jetojmë të sotmen …bukurinë e çdo dite.Qoftë kjo me diell , e vrenjtur a shi.

Kape ditën ,kape të sotmem.

Lë të sillet fati me ne në mënyrë të mëshirshme, duke na dhuruar mundēsi të pafundëme ,gēzime të panumërta dhe mëshirim të ëndrrave tona.

Kape ditën ,kape të sotmen, të nesërmen ..e të tjera.

Ato duhen kapur pa na shpëtuar , sepse ato ikin …nuk kthehen më.

Ditēt e vjeshtës shpesh herë janë të mërzitshme , mund të duken të trishtuara.

Por ,ato brenda mbartin ndjenja të bukura, të zgjojnë ëndrra , kujtime…në botë e nostalgjisë të fusin.

Si të tilla …kapi mos i lërë.

Unë i dua ditët e mia.

Kap edhe ti çdo ditë..mos e lër të ikë.

Një fillim javë tē bukur ..ju uroj miq

dhe mbarësi në çdo ditë tuajën.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.