20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Mbaresa Kaci Hasanaga

PRANVERA…
Lulja e parë sapo çeli.
Natyra petkun e bukurisë ka hedhur.
Të lumturon ,ta gjallëron shpirtin si përherë.
Se erdhi një stinë që quhet ..Pranverë.
Malet supet ulën poshtë.
Lumi shtratin mbushur plot.
Hapi krahët rrjedh ngadalë.
Se shkrin bora lart në majë.
Dielli çel si dritë pranvere.
Fushat plot me lule dele.
Nëpër parqe dhe lëndina.
Një mozaik i bukur, me shumë ngjyra.
Manushaqa sapo ka çelur.
Karakaftet kokën nxjerrin.
Nën një drizë e nën një ferr.
Lajmërojnë se ajo …
po vjen.
Bari rritur nëpër kodra e fusha.
Gati të ngrej kokën lulëkuqja.
Pas e ndjek dhe luleshqera.
Lulegjaku dhe shoqe të tjera.
Ja dhe fluturat krahët hapin.
Nëpër fusha nisin vrapin.
Shqerat luajnë gjithë gëzim , nēpër lëndina.
Zogjtë këndojnë me cicërima.
Shumë e bukur kështu natyra.
E qeshur ,plot gjallëri e ngjyra.
Pranvera… kjo stinë vezulluese.
Me fllad të ngrohtë e aromë luleje.
Erdhi pranvera …sot trokiti mbi xham.
Erën e saj ma solli fare pranë.
Dola jashtë në oborr vrapova.
Pashë pemët plot me lule…
si të mbuluara nga bora.
(M.K.Hasanaga)
1.3.2021
May be an image of Mbaresa Kaci Hasanaga
Sot është një ditë e bukur , si pranverë.
Dielli fshin trishtimin nga jeta ime.
E pashë shkëlqimin e tij që në mëngjes.
Kubeja e qiellit e pastër, si një pasqyrë.
Ditët ikin ,por tek ne mbetën kujtime.
Mos u mërzisni nëse ndonjëherë fati s’të ndihmon.Koha ecën.
Mbërthyer rinë ëndrrat tona.
Presin të vi dita tjetër.Mjafton të jesh aty dhe ajo rrjedh lirshëm.
Jetoje atë…me dashuri ,mirënjohje dhe buzëqeshje.
Një ditë si kjo e bukur…
Kështu i dua ditët e mia …plot dritë e shkëlqim, pa shpenzime e pretendime.
Thjeshtë …të shëtis në natyrë.
Vetëm kaq.
Kjo gjë më bënë të lumtur.
Një javë të mbarë për të gjithë ju.
“””””””””””””””””””””””””May be an image of Mbaresa Kaci Hasanaga dhe syze
Rri me mua
Rri me mua.
Se jeta do të duket më e bukur.
Në shpirtin tim rri i strukur.
Nga zemra ime merr dashuri dhe jetë.
Frymëmarja ime do të jap shpresë.
Mos më braktis ,mos më lër vetëm.
Rri këtu ,qendro me mua.
Ne do të jemi përherë bashkë.
Shpirti në një do të kthehet.
Frymë të më japësh e të jap.
Rri këtu ..me mua.
Se jetën më shumë ma zbukuron.
Dita nga nata nuk ndryshon.
Në qënjen time qendro përherë.
Jeta do të duket veç një stinë … Pranverë.
Rri me mua , më qendro pranë.
Se sytë s’mund të rrinë pa të parë.
Zemra ndjen veç trishtim, mërzi.
Të lutem…rri me mua përjetë , pa frikë.
Se jeta do të duket si një ëndërr…plot lumturi.
(M.K.Hasanaga)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.