24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

MBRESAT E MIA…

 

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

MBRESAT E MIA…

Njeriu gjatë jëtë së tij ruan shumë mbresa për ndonjë të afërmë të tij, për  ndonjë shoqe, shok të fëmijërisë. Ruan mbresa kujtimi për shtëpinë ku ka lindur dhe ku është rritur aty pranë oxhakut në prehrin e saj të ngrohtë.  Mbresat e paharruara për lagjejen dhe vendlindjen të cilës ia ke dhuruar fëmijërinë dhe rininë tënde. Që nga fëmijëria e deri më tani kemi mbresa të ndyrshme për shoqe, shokë, por nuk janë të gjitha të njejta, sepse dallojnë nga koha dhe mosha nga të cilat i ruan mbresat. Të gjitha mbresat zënë një vend në shpirt, por varësisht se cilën nga ato i veçon dhe një ditë nga gjithë ajo kohë që i ruan në shpirt i derdhë në letër.Në këtë rast edhe unë në këtë shkrim timin po derdhi ca mbresa të miat nga shpirti im poetik. Edhe pse dëshira dhe shpirt duan aq shumë të shprehin mbresat për një person i cili ju ka lënë përshtypje për të shkruar diç për te është shumë vështirë, sepse në këtë rast  kur unë u përcaktova të shkruaj për një person  që meriton aq shumë të shkruash për te është paksa vështirë, sepse para vetes kam një personalitete që ka një biografi dhe veprimtari shumë të pasur. Kjo biografi dhe veprimtari nuk është një dimensionale, por është shumë dimensionale, sepse para vetes mbi të gjitha kam një femër, një motër, një nënë e…Para vetes kam një krijuese letrare e cila tërë shpirtin e ka derdhur në vargun e poezisë së saj. Ke një qenie femërore shumë të ndieshme në shpirt për gjenezën e saj të cilën nuk e ka harruar asnjëherë. Është një mall e një dashuri që kurr nuk ka i ka harruar. Ruan me mall e dashuri në thellësi të shpirtit të saj malet e fushat e vendlindjes së saj ku ka lindur. Nuk i ka harruar kur ato fusha dhe male që dikur i jepni gjallëri Breznicës. E sot?!.. Ah, malet dhe fushat pa zëra njërëzish e blegërima delesh, qengjash, pa ciërima zogjsh!?… E poetja për të cilën dua të i shprehi disa mbresa të mia nuk i ka harruar asnjëherë. Ajo i ka futur në vargun e poezisë dhe të gjitha këto i ka futur brenda kopertinave të librit. Me mall e dashuri i përkujton ato varre të të parëve të saj. Me mall e dashuri ruan kujtimet e historisë të Mollës së Kuqe atje në Medvegje. Shpirti i saj kurr nuk u ndal të mendoj, të shkruaj vetëm për njerëzit e kombit të saj, vetëm për vendlindjen, atdheu e të parëve të saj të cilit i takon.Ajo i tejkaloj të gjithë kufinjtë njerëzorë që të e vë dorën e saj mbi çdo pëllëmbë të botës pa dalluar kurr kombin, fenë dhe racën njerëzore. Dora e saj gjithnjë fshiu dhe po fshin lotët e fëmijëve skamnorë të botës duke kërkuar gjithnjë liri dhe vetëm liri për mbarë njerëzimin.Kush është perzonazhi për të cilin unë shprehi mbresat e mia në këtë shkrim timin. Është, pra poetja, psikologëja, humanistja që dinë vetëm të jap buzëqeshje e të fshirë lotë. E kush nuk e njeh ose kush nuk ka dëgjuar sot në globin botërorë për poeten dhe humanisten z. Xhuli Spahiu.

Ndjehem shumë, shumë i previligjuar të shkruaj disa mbresa të miat që më janë ngulitur thell në shpirtin tim për një shqiptare, poete ,humaniste dhe…

 

Po kush është kjo?

Kjo është Xhuli Spahiu e lindur  në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit. Lindi më 04. 11. 1969. Shkollën fillore e kreu në vendlindje e saj, ndërsa ate të mesmën në Gjilan. Xhuli Spahiu u diplomua në shkencat Parapsikologjike.Xhuli Spahiu ka një  bashkshort të mrrekullueshëm me të cilët kanë dy djemë dhe dy vajza. Jeton dhe vepron në Gjilan të Republikës së Kosovës duke mos e larguar asnjëherë nga shpirti mallin dhe dashurinë e vendlindjes së saj Breznicës.Unë vlerësoj shumë misionin e z. Xhul Spahiu dhe këtë e them me bindje të plotë. Misioni i saj si profisioniste e lëmisë të cilës i përket, si krijuese letrare dhe humaniste ka treguar se z. Xhuli sot me vlerat e saj nuk kam mbetur vetëm nën ombrrellën kombëtare të saj, por ka tejkaluar edhe kufinjë mbarëkombëtarë për të kaluar në botën ndërkombëtare dhe sot si emër me veprimtarinë e vet ka krijuar një imazh botërorë. Misioni dhe vlerat e saj e bëjnë që të jetë sot një emër më famë mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Unë në përmbyllje të këtij shkrimi të shkurtër do të thoja se me misionin dhe vlerat e saja duhet të krenohet vet Xhuli Spahiu, familja, kombi, atdheu, bota dhe mbarë njerëzimi. Paç jetë të gjatë dhe të lumtur dhe z. të bekoftë z. Xhuli Spahiu!

 

Me shumë respekt,

 

Nehat Jahiu

 

22 shtator 2020

B R E Z N I C Ë S – Vendlindjes sime

Është mbrëmje vjeshte
Dhe nata ka shkuar vonë
Letrën që e kam përpara
Dua ta mbushi se s´bën

Natës nuk ia kam frikën
As plagës që më dhemb
Frikën ia kam muzës
Se ajo mund të vonon

Vendi i vendlindjes sime
Poezinë e do të zëshme
Është si Gjergj Elez Alia
Me shumë plagë në trup

Të dua Breznica ime
Të dua me mall e shpirt
Jam shkrimtarja jote
Jam fëmija që m´ke rritë!.

Xhuli Spahiu, Breznicë,  Twitter Facebook Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.