22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Me artistin e madhe “VEBI KURTAJ”

 

Me humoristin shkodran, (krijuesin e batutave) dhe jo vetem, kuzhinier ne Bar-Restorant “Dardha”, Vukpalaj-Bajze M. Madhe, Fatmir Bashli.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëVebi Kurtaj, njerëz që qëndrojnë
Edhe sot, si ma perpara,
Këtë vend e adhuroj,
Befas tek Bar-Restorat “Dardha”,
Një surprizë më befasoi…
Porosita një drekë të thjeshtë,
Supë, bukë misri, perime zgare,
Kujdesi, mos të shtoj peshë,
Disa kile, si më parë…
Kamarieri befasohet:
-Çfarë të paska gjetë, o mik ?
Vebi Kurti lehtë s’ dorëzohet,
Gjithmonë kerkon mish-ferlik…
Kur ia tregova arsyen,
Kamarieri ma nuk foli,
Abuzimi me undyren,
Nuk te falë kolesteroli…
Jo se s’ ha ferlik e picë,
S’ i kam ndalur rreptësisht,
Kur po m’ vjen një pjatë surprizë
Gatuar artistikisht…
Po kjo, -i thashë kamarierit
Se mos vallë jeni gabu ?!
-Një dhuratë prej kuzhinierit,
E posaçme, veç per ju.
-Kuzhinieri a ka emer ?
S’ e kuptoj, pse nuk ma thua,
Eh, shyqyr nuk qenka femer,
S’ e shikon që jam me grua ?
T’ lutem, mos më ban të vuaj,
Ma thuaj emrin, se u çmenda,
-Një artist, koleg i juaj,
Çudi si nuk te shkon mendja ?!
-Eh, -thashe, -si gjithmonë i kandshem,
Asht ma shumë se një artist,
Fatmir Bashli, tashma i famshëm,
Komik, dhe Sheff profesionist…
Komedian dhe Kuzhinier,
Këtu shkrihet fantazia,
Këtu serviret dimer-verë,
Me të gjitha produktet BIO…
VEBI KURTAJ
“”””””””””””””””””
Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Vebi Kurtaj Ne Blue Sky shpalosen vlerat... Hitet verore, te ketij viti, Atmosfera ne piedestal, Tmerrohet virus -covidi: Kete event askush s'e ndale! Virusi po plase nga mllefi, Ne Blue Sky nuk gjene hapsin, Asht nje vend ku bahet qejfi, Alegria asht vaksine... Ne Blue Sky, shpalosen vlerat, Gezim Brahusha "ndez fitilin", Artista nga gjitha trevat, Suksese per gjithsecilin...!'
SHPIRTI TE NDRIÇOFTË TEK YJET !Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dhe Zmadho
8 korrik, diten kur linde,
Lumturia mbushi trollin,
Me 11 qershor na “ike”,
Pa festua 20 vjetorin.
Nuk ka forcë, nana të mbahet,
Kujton diten kur ke le,
Ku asht toka, që nuk çahet,
T’ më perpijë të gjallë në dhe.
Mos o..Zot! fuqishem thrret.
S’ dua të jetoj ma gjatë,
Por jo, s’ qenka ba adet,
Me vdekë nana per ulad.
Dëgjohet tek perenditë,
Fuqishem, si gjamtë e motit,
Dikush lehtë i peshperit,
Sikur ishin fjalët e Zotit:
Mjaft, -i thotë, -mos ban kështu !
Ndaloje lotin njëherë !
Djalin tand e kam këtu,
Bashkë me shumë ëngjuj të tjerë…
S’ je e fundit, as e para,
Mos i mbaj lotët gjithnji,
Ti e linde, vetë ta fala,
E dua shumë, ma fort se ti…
Asht një ëngjull i vertetë,
Peng në zemer mos të mbetet,
Trupi shkon në dhe të vet,
Shpirti kurrë per jetë nuk tretet.
Doli jashtë e mjera nanë,
I veshtron yjet pafund,
Syt prej qiellit nuk i ndanë,
Me shpres t’ i çfaqet dikun…
E bindur, duke ba saber,
Duart lart drejt perendisë:
-Meqë djalin ma mban afer,
Më fal o Zot, që t’ kam bezdisë.
Më fal o Zot, gjithnji tuj thanë,
Ndaj teje durimin humba,
Te bardhë diten ma ke lanë,
Djal e vajzë, te dy si pëllumba.
Shumë të thashë, o Zot, më mbyt,
Të lutem, ma ban hallall,
Nëse asht mesazhi yt,
Merre djalin, ta kam falë…
Daja Vebi: Shpirti të ndriçoftë tek yjet !
“””””””””””””””””””
GËZUAR DITËLINJEN !Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz
Këta të dy, për koinçidencë,
Shumë përshtypje me kanë lanë,
Nuk ngjasojnë në aparencë,
Edhe pse i ka ba një nanë !
Ky “zhelani”, e ka një “hall”,
Me këtë që kollariset,
Per ball’ tij, duket “rrumpall”,
-Eh, thotë, -këtë, s’e plakun vitetet!
Në kët’ foto bardhë e zi,
Kaçurrelat si lesh cjapi,
Edhe pse jam shum ma i ri,
Perball teje… “zhelan” hesapi…
Në foto, nuk kanë të ngjarë,
Por të ngjashëm kanë humorin,
Që të dy jenë te paparë,
Gëzuar 62 vjetorin !
Nga ky rast po përfitoj,
Je një mik që ke shum vlera,
Prej sëlargu të uroj,
Edhe 100 ditëlindje të tjera !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.