Mbrëmje vone . Kudo qetësi. Bie një shi i imët, e vetëm ai dëgjohet kudo tek troket në xhamat e dritareve të mbyllura e në parvazet e tyre. Dëgjohen tek kullojnë dhe strehët e shtëpive , sikur duan të prishin atë monotoni të natës.
Si për cudi, asaj i kujtohet se gati gati cdo vit fund Prilli ishte me shira, dhe gjithmonë 1Maji i parakalimeve në sheshin kryesor të qytetit ishte i lagësht…
Fund Prilli ishte edhe ajo ditë dhe pothuaj se gjithë natën kishte rënë shi.
Mëngjesi erdhi i vrenjtur e me një mjegull që të zinte frymën.. Por si për cudi ajo mjegull diku ngames dita e hapi kohën , dhe dielli nisi të ngrohë ngado me rrezet e tij, si për ta bërë atë të besonte se pranvera dalëngadalë po i linte vëndin verës së nxehtë.
E po atë ditë nisi dhe kjo histori, edhe pse kishte kohë që kishte filluar si një lojë fëmijësh çapkënë , që janë të çlirët e pa droje, të pa trazuar ende nga hallet e jetës, pa atë merakun se si do jetë dita nesër, por e presin me padurim të vijë…Filloi me ato dua e s’dua që zakonisht dy njerëz që nuk njihen përdorin shpesh si justifikim..
Kështu ndodhi dhe me ata të dy. E gjitha filloi si një lojë . Me një si je , si po kalon. Më pas me një buzëqeshje e pak humor, e tregime historirash. Deri sa erdhi ai çast që edhe pse nuk e deklaronin mezi prisnin mëngjesin e të nesërmes për tu përshendetur.
Para tij dhe natyrshmërisë që ai kishte, ajo gjithmonë e drojtur. Edhe pse në natyrë ishte çapkëne dhe pa komplekse.. Para tij s’mundej. Para tij edhe pse kishte të gjithë dëshirën të tregonte e ti thoshte se mezi priste mëngjesin ti shkruante ,nuk fliste shumë, stepej, hutohej, ndruhej.
Ai.. Ehh ai. Nuk ndalte . Fliste e fliste sa ja largonte dhe asaj atë ndroje që kishte. Nuk pushonte së thëni , se sa te kthehem nga pushimet , do jem aty .Do vi të të takoj. Ti veç pritëm , pritëm sybukura ime.
Dhe ashtu ndodhi . Ishte dita e fundit e Prillit te atij viti. Ai vertet erdhi një ditë pas pushimeve . Diku në lulishten e një lokali në qendër të qytetit ,ai e priste. Ishte i vetmi vend që ai njihte në atë qytet. Vinte nga larg.
Me qindra kilometra larg. Dhe këtë herë erdhi vetëm për atë …
Por dhe ajo nxitonte të bënte atë ritualin e punëve të përditëshme .. Dhe s’po e kuptonte ende arsyen c’ka e shtynte ti bënte rrëmbimthi.
Por pse vallë ?! Fundi i fundit ai vetëm një i njohur në fb ishte !! Si shumë e shumë miq të tjerë. Cila ishte ajo veti që e bënte atë ndryshe?! Sa herë pyeti veten ajo, sa herë !! Por nuk gjeti përgjigje. E në fund si për të qetësuar veten , a thua se po i bënte mëkat tha :- e qeshura e tij mbush ditën time , dhe pa dashje i doli dhe zëri , i cili e solli në vete.E më këto fjalë në mëndje u vesh , ashtu sport, një palë atlete , strece e një bluzë të hollë por me mëngë dhe doli .Nisi të ecte nxituar sikur dikush e ndiqte pas . Nxitonte a thua donte të kalonte dhe shpejtësinë me të cilën era i vinte nga pas..
Dhe u takuan. Po , po . U takuan. As nuk kishte nevojë për atë aloooo që ndonjëherë lutemi ta dëgjojmë. Ajo e njohu. E njohu dhe ai dhe u ngrit në këmbë. Dhe tek i dha dorën e shtrëngoi fort të sajën si të ishin pinca të tijat, nuk nguroi dhe as hezitoi ta puthte në faqe. Puthje të cilën ajo se priste . Edhe pse e dontte ose jo , nuk u ndje por gjithsesi edhe nuk e rrefuzoi… Sytë e tij gjithë kohës shkëlqenin si dy diej, plot rreze. Ata sy të hirtë , që herë -herë dukeshin të kaltër e herë çeleshin deri në ngjyrën e platinit .Nuk pushonte ai , veç fliste dhe qeshte . Qeshnin të dy me shpirt, sa asaj ju duk se kishte një jetë që e njihte ..sikur kishin jetuar bashkë në një jetë tjetër…
Dhe se kuptuan se si kaluan dy orë.. Dy orë që të dyve ju duken si minuta. Por duhej të ndaheshin dhe secili të shkonte në drejtimin e tij.
Tek po përshëndeteshin ,ai tha :- jo , ne s’mund të ndahemi kështu. Une do rri dhe nesër, dhe ti eja me tako. Unë bëra qindra kilometra për ty, ti bëj vetëm disa të tillë e më kthe reston . Dhe qeshi. Në atë qeshje ajo kuptoi se ai vërtet e dëshironte.Eja , eja nesër , unë do të të pres tha përsëri ai. E ashtu instiktivisht e kapi nga duart që i dridheshin dhe ja shtrëngoi fort. Unë i tha në vesh s’mund të shkoj pa e puthur buzën tënde të bukur dhe u bë pak me serioz si për ti dhënë vlerë asaj çka po thoshte ..
U ndanë… Por jo për të mos u takuar , edhe pse ajo nuk i premtoi.
Atë natë ai po festonte me miq e me shokë , dhe gjatë gjithë kohës i shkruante dhe i thoshte , të pres. Diku nga mesnata, mjaullima e një maceje në rrugë e zgjoi , dhe instiktivikisht ajo kapi telefonin. Lexoi gjithë ato mesazhe dhe pa dashur u drodh. S’po dinte as vete pse ?! S’po kuptonte !!
Po gdhihej data 1 Maj …sa herë e vogël një natë para 1 Majit se zinte gjumi duke menduar për festën në qendër të qytetit, kur nën jastëkun e bardhë mbante fustanin dhe sandalet e reja . Më pas e rritur do dilte me shoqet . Dhe sot për dreq a për fat as vete se kuptoi ,një mace ja prish gjumin.
Dhe pse me medyshje vendosi të shkojë , por e vendosur ti thotë mirupafshim e rrugë të mbarë atij. Thjesht ta përcillte. Gjithë rrugës luste Zotin , nëse po gaboj, të lutem më fal. Urbani u nis dhe vetëm 30 minuta rrugë i mbante larg.
Rreth orës 11 para dite ai e priste në stacion, me po atë shikim , atë buzëqeshje, me po atë çiltërsi e pasion që nuk mund ta fshihte. Në sy i lexohej dashuria , ajo të cilën ai dhe të donte nuk e fshihte dot ..
Dhe ajo . Ajo që u nis ti uronte rrugën e mbarë, nuk i rrezistoi dot tundimit ,nuk deshi ta përshëndeste , por me të zbritur nga urbani vrapoi drejt tij dhe ju hodh në qafë . Nuk pyeti për sytë e botës që e shihnin, aty vec tij dhe bota nuk egzistonte më. Nuk mundi të flasë , por për të gjitha që deshi të thoshte ja tha me një puthje, atë të cilën ai se priti edhe pse shumë e donte . Nga ai çast ata nuk mund të ndaheshin më . Shpirtrat e tyre ishin bërë për të qënë bashkë, edhe pse larg. Largësia nuk mund ti ndante. Ashtu të zënë për dore , shkuan në dhomën ku ai një natë më parë kishte qëndruar. Nuk pritën , por si fëmijë të lumtur , harruan moshën e vitet . Aty ishin vetëm ata të dy , fshehur nga sytë e botës tinzare, lakmitare e xheloze , mbrojtur në lakuriqësinë e njëri tjetrit nga dashuria .Pa ndroje , pa turp, pa frikë. Mes epshit , ndjenjës së dashurisë , dhe asaj të fajit të cilit nuk i rrezistonin dot. Por të dy e dinin mirë se ishte mëkati më i bukur që kishin bërë ndonjëherë. Ata të dy, Zoti i bëri të jenë pjesë e jetës së njëri tjetrit. Ajo cka dhuruan aty , ishte si një premtim i bërë në heshtje. Pa shkresa e betime. Pa prift e meshë.
Ju doli nga zemra e s’kishte nevojë për fjalë , se ata flisnin me sy e zemër.
Dhe ja kaloi koha . Duhej të ndaheshin, njësoj si ditën e parë . Vetëm se sot ,ai duhej ta përcillte deri te urbani . Përpara se të dilnin ai e uli përballë vetes. Rri dhe pak i tha, se smë del e gjithë kjo që kam në shpirt dhe as xhani për ty . Sa shpejt kaloi kjo kohë . Pse xhanëm me ty orët janë si minuta ?!
Ajo nuk mund të përgjigjej , as ajo s’donte të shkonte , por duhej. Se nuk mund të ndodhte ndryshe dhe këtë të dy e dinin. Ngriti sytë në të cilët këshin guluar lotë , dhe me buzën dhe zërin që i dridhej nga ngashërimi i thoshte mos më harro. I lutej që ai të mos mbetej vetëm një çast tekanjoz epshi e pasioni. Edhe sytë e saj thoshin aq fjalë sa të shkruaje një roman të tërë. Tek e shihte atë cast, nuk mundi tja dallonte atij ngyrën e syve , ata sy të cilët i ishin mbuluar nga lotët dhe grija e tyre tani ishte bërë transparent , tek të cilët lexoheshin fjalët e shpirtit
. Dhe qanë . !! Qanë të dy përqafuar, pa folur asnjë fjalë. Shtrëngonin njëri tjetrin dhe s’donin të ndaheshin .Të dy e ndjenin që kjo nuk ishte ndarje. Ishte vetëm largësi . Nuk mund të ndahen dy zemra që duhen sepse janë larg. Ato jetojnë si gjysma të njera tjetrës.
Histori që nisi në fund Prilli e fillim Maji dhe ende është e bukur si ditën e parë . Kur gjërat bëhen me shpirt jetojnë gjatë, se shpirti nuk vdes kurrë .