Shkruar nga.Amijete Çollaku
Më fal natyrë!
Më fal, natyrë
më falni, o lule
që s’gëzoj me ju, këtë herë.
Që të përhumbem
petaleve tuaja, si ylber
të dehem, aromave tuaja koktej.
Sa do doja, të isha fllad
bukurisë magjike, në krah flutrash të iki, me vrap…
Sa do doja, të isha erë
lulet petale arta, ti përkëdhel
të shijojmë bashkë, si çdo vit pranverë…
Sa do doja, të isha bletë
me mjaltë hojesh, të ëmbëlsoja këtë jetë.
Sa do doja, të isha farë trëndafil
petale dashurie, të shpërndaj
në çdo shpirt
Aromë e saj
kudo, të kundërmojë
e të mund, nga çdo virus
zemrat, ti shërojë….
Jetën e bukur çdo kush, të jetojë
Shërbetin e saj të ëmbël, t’a shijojë….
Amijete Çollaku!