
KY NISHAN I ZI ! *
KY nishan i zi si pikë përmbi faqe
Po ma bën me sy,më duket FIERAKE!
Ky nishan i zi,isharet për mua
Të vij a mos vij?Fierake,si thua?
Një nishan në faqe,lëre ç’punë e madhe
TA dish,moj nishane,mendja në alarme
Fytyra cipë qepe ,të kuqonë si mollë
Të shoh,o moj dreqe dhe më mbyt një kollë
Khu-khu një kollë,një lemzë pastaj
Ta them hollë-hollë,unë për ty po vuaj
Po vuaj e po heq,për nishan mbi faqe
Le të shkojë në dreq! Pritëm,moj FIERAKE!
*ka ndodhur djalërisë
FIER,22 tetor 1962
“”””””””””””””””””””””
Jam këtu,para një viti
Dhëmbët kishte nxjerrë covidi
“Erdh”për pak,po u ul shesh
Mendjen na ka bërë përshsesh.
Do dalësh, po duhet “maska!”
Njerëzve u trego grushtin
Plasa,o miq, plasa!
Monstrat përfaqësojnë llumbin.
Grushtin dhe bërrylin kam për armiqtë
Miqëve dorën u shtrëngoj fortë
Pa miqtë,jam KRISHT në kryq
Dhe pa mitë kam vetëm ftoht.
Resmen e kam bërë në shtëpi
Se nuk dihet se ç’ndodh nesër.
Përshëndes gjithë miqtë e mi
Rroj,or rroj,sado i vjetër.
Tiranë,23 tetor 2021
“”””””””””””””””””””
E DINI PSE KAM”HEDHUR TRUP?!!!”
E dini pse kam “hedhur trup”?!!!
Sespe nesër jam për rrugë
Nesër udhëtoj për FIER
Në qytetin mjaltë-sheqer.
E,sa muaj që kam pa e parë
Si fëmijë jam i gëzuar.
Atje kam shokë e miq
Unë për ta jam KRISHT në kryq.
Ndaj kam pozuar në këmbë
Unë për FIERIN ju ha me dhëmbë
Jam ANTEU kur prek tokën
Dhe në FIER unë gjej forcën.
Në FIER bëhem dragua
Kush më del përpara mua?
Zor natës t’më zërë gjumi
Në ora 10.00 tek muzeumi.
Tiranë, 23 tetor 2020
“””””””””””””””””””””””””
DY GËZIME NË NJË DITË
Dy gëzime në një ditë
Njëra dritë e tjetra shpirt
Unë i dua siç dua sytë
Pa to mos rrofsha një ditë.
SIKA mbushi shtatëdhejtë e tetë
Edhe MIRKA pesëdhjetë e dy
Vetëm jetë e shëndet
Festë kemi në dy shtëpi.
Tiranë, 22 tetor 2020