Është një nga paradokset më të dhimbshme të natyrës njerëzore: sa më të mëdha, të trishta dhe të pazgjidhshme të jenë problemet e disave, aq më e madhe bëhet dëshira e tyre për të gërmuar në jetën e të tjerëve. Të merresh me punët e botës është forma më e lehtë e arratisjes nga vetvetja, një mënyrë për të mashtruar mendjen e për të kërkuar një ngushëllim të rremë përballë kaosit të shtëpisë tënde. Më e rënda është kur kjo goditje vjen nga gjaku apo miqtë e afërt, aty ku shpirti kërkon strehë dhe jo sallë gjyqi.
Të gjykosh të tjerët kërkon vetëm gjuhë, ndërsa të shohësh punën tënde e të rregullosh jetën tënde kërkon pjekuri, punë me veten dhe guxim. Karakteri, morali dhe edukata e pastër nuk shpiken e as nuk fitohen me forcë, ato lindin, rriten dhe kultivohen me pjekuri brenda shpirtit. Kur e kuptojnë se nuk e arrijnë dot atë lartësi, disave u mbetet vetëm rruga e kritikës.
Sot bota ka kaq shumë halle e trazira, saqë gjëja më me mend që gjithkush mund të bëjë është të mbyllë dyert e oborrit të vet e të merret me jetën e tij. Mirësia nuk është dobësi, por lartësi. Në vend që të harxhojmë kohën në karrigen e gjyqtarit, bëjmë mirë të kujtojmë se secili nga ne ka nevojë për paqe, mirëkuptim dhe dashuri, jo për fjalë të dëmshme. Ju përshëndes përzemërsisht Respekte palimit pêr secilin prej jush Nga Vera Gjonaj
“””
Tradhtia nuk është dashuri, është vetëm shkatërrim
Kur dëgjojmë përditë ngjarje të rënda që tronditin shoqërinë tonë, pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: A ia vlen të shkatërrohet gjithçka për një iluzion?
Tradhtia bashkëshortore nuk është kurrë zgjidhje apo arratisje nga dëshpërimi. Është vetëm një zgjedhje që cenon besimin, dinjitetin dhe mbi të gjitha, të ardhmen e fëmijëve. Askush nuk i ka parë hajrin “gjësë së huaj”. Të fleshë në darkë me nënën apo babain e fëmijëve të tu, ndërsa ditën ushqen gënjeshtrën është një peshë që herët a vonë rëndon mbi ata më të pafajshmit.
Fëmijët nuk rriten vetëm me bukë, ata rriten me emrin, fytyrën dhe modelin që u japin prindërit. Përpara se të kërkoni “dashurinë” ku nuk duhet, kujtoni se dinjiteti dhe paqja e familjes suaj nuk ndrrohet me asgjë në këtë botë.
Nga VERA GJONAJ
“”””””””””
NGA BESA E TRADITËS TE TREGU I NDJENJAVE
Të duash sot është bërë një akt guximi, sepse askush nuk e di më se çfarë vjen mbrapa. Ndryshimi mes epokave është i dhimbshëm. Prindërit tanë ndërtuan familje mbi themelet e besës, mirësisë, respektit dhe një dashurie që u bënte ballë stuhive. Ekzistonte një rend natyral e me urtësi: fjala e zotit të shtëpisë dëgjohej me respekt, sepse mbi të gjitha, familja dhe fëmijët ishin gjëja më e shenjtë mbi tokë.
Sot për shumë martesa po ngjan gjithnjë e më shumë me një treg interesash e cthurjeje sesa me një bashkim shpirtëror. Ka humbur dëshira për t’u dëgjuar, ka humbur durimi për të kuptuar, e mbi të gjitha po zbehet ai respekti i thellë që mban gjallë një shtëpi. Më e dhimbshmja është se nga kjo garë egoizmi, shpesh harrohet dashuria e vërtetë edhe për vetë fëmijët që sillen në jetë.
Jo të gjithë, por shumica po harrojnë se familja nuk është marrëveshje përfitimi, por amanet përkushtimi. Kur humbasim respektin për rrënjët, mbetemi pa hije për të Ju uroj nje javë të mbarë të gjithëve Respekte Nga Vera Gjonaj