Sot, dita e Çlirimit!
-Heroi im i fëminisë dhe ish shoku im, sot president!-
Heroi im i fëminisë, ku ngjitesha me shokë e shoqe të klasës në kalanë e Margëlliçit, Patos i vjetër dhe dëgjova për herë të parë të këndonin gjimnazistët:
“Kjo shtëpi e plakës,
Thurur me purteka,
Ngreu moj bijë e nënës,
Se na zuri dreka!”
Gjimnazistët dhe forcat vullnetare të veshur si partizanë në të përpjetat gri dhe rrepirat me mjegulla te Kalasë së Margëlliçit, zbraznin pushkë dhe hidhnin bomba tymuese, në luftim imagjinar, të çlirohej kala e Margëlliçit nga pushtuesit, çdo 29 mars…
Qindra qytetarë, banorë të zonës nxënës shkollash të Patosit por dhe të Fierit dhe zonës përreth, mblidheshin tek lapidari ku ishte vrarë heroi i popullit,
Mustafa Matohiti.
Aty, kisha mësuesin e klasës së parë, Jonuz Bregu nga Dukasi, që më mësoi ABC, pastaj, mësues Andrea i klasës së dytë, i së tretës, mësues Plaku, që nuk ja mësuam emrin e vërtetë, si i thoshim e s’dihet kush nga ne i vuri këtë emër, se ishte vërtet i moshuar e vinte nga kala e Margëlliçit ku banonte duke zbritur e ngjitur përditë dy kodra në formën e gërmës “V” për në shkollën tonë fillore! E, më tej, në fillore, mësuesja ime, “teze Riku”, Margarita Balla, “kaurka” martuar me myslyman, ardhur nga Fieri, bërë motër me nënën time, caktuar dhe drejtoreshë e fillores…
Me përparset e zeza, jakën e bardhë në rresht me bukën me vete, vezë të ziera, djath, apo gjalp, një kofshë pule, e këngët partizane, “Bashkohu shokë, me ne në Çetë”, “Partizani i vogël” ku, mua, në klasë të parë, më benë gjerman me pushkë druri fshehur poshtë pemës me gjëmba të vërteta, të vitit të ri, e Agushi, Agush Shpatën, pothuaj nip i Hekuran Shpatës ( Maneku) varur në Fier nga Zogu, e bën partizan dhe ndërsa klasa këndonte, “Ke marr pushkën ke dal për liri e vatan, o i vogël, o partizan!”, unë, nga poshtë pemës, duke bërë: “bam, bam, bam” do ta vrisja, në shfaqjen e klasës, për të marrë epitetin, e padëshiruar: ” Luan-gjerman “!
Ne shkonim përherë në Margëlliç, linim fshatin Kuqar, ku bashkoheshim me shkollën e Luarit, Zharrzës, pastaj fshatin e vogël me fushë të madhe futbolli, Rusinjë e bashkoheshim me shkollën e Ruzhdijes e dilnim në anën lindore të Kalasë madhështore ku kishin luftuar partizanët kundër gjermanëve dhe nuk kuptonim dot, si ballistët ishin bashkë me ata kur duhej luftuar pushtuesi…
Dhe ndiqnim “luftën” e ditës, bombat dhe pushkët, ceremoninë zyrtare!
Heroi im i parë i fëminisë,
Hero i popullit,
Mustafa Matohiti!
Mu kujtua, këtë 29 nëntor, 2020, në emigrim, ndërsa “çlirohet” nga ngjyra portokalli e rrezikut Pandemi, e zbret në ngjyrë të verdhë, Genova, Itali!…
Pse mu kujtua?
Është dita e Çlirimit, 29 nëntor 1944, kur Italia ish fashiste e pushtuese edhe e vendit tonë e ka vendosur 25 prill, 1945, datën e Çlirimit që ja bënë më shumë angloamerikanët dhe e feston me madhështi duke ngritur gjer avionë skuadrilje në qiell për festën dhe flamurin e tyre kombëtar!…
Kam qënë përherë në ditën e çlirimit të Italise dhe më kanë befasuar, ish fashistet që u benë partizanë dhe në Shqipëri kishin një batalion partizan, me emrin Antonio Gramshi, që luftoi për Clirimin e Shqipërisë, ndërsa një pjesë shqiptarësh, turp historie, ishin në një krevat me pushtuesin e vendit të tyre; luftuar tashmë dhe nga Italianët, partizanë, që i kishin më parë “hafije”, bashkëpunëtorë, mercenarë…por ua mori gjermani për krevat…ku kanë mbetur dhe sot e do mbesin përgjithmonë…
Duhet festuar dhe uruar sot, e përherë: “Gëzuar 29 nëntorin familje dëshmorësh të luftës nacionalçlirimtare, bijë e nipër pasardhës të gjithë atyre që rrokën armët e me guxim dhe krenari luftuan, nën kushtrimin dhe organizim idealist komunist, pushtuesin…Duhen uruar edhe bijë e nipër ish ballistësh, nacionalistësh që kuptuan mercenarizmin e krerëve të tyre, në kohë, duke i braktisur, lënë vetëm, dalë partizan, si sot qytetarët braktisur gjithë partitë ideologjike korruptive, përfolur presidenti ish idealist me grushtin tek balli, sot dygishtor e dalë, sipas shumicës së shqiptarëve flori, shkelur rëndë dhe idealet partizane!…
29 nëntori dhe cdo datë çlirimtarësh, vaditur me gjak tokën shqiptare, kunder pushtuesit nazifashist, përjetë do ta nderojë Shqipërinë dhe frymëzojë të lërë pas gabimet, keqpërdorimet, korrupsionin, vrasjet mafioze, të kapi vetëm vlerat, përparimin, mirëqënien edhe për një njeri, e ti çojë ato më lartë!
Lavdia u përket atyre që derdhin gjakun për liri, dhe vetluftojnë për përparimin dhe mirëqënien edhe të një njeriu, mbetur pas!
“””””””””””””””””””””””””””
Pas festës së 29 nëntorit!
“Si mund ti dallojmë sot bijtë e të humburve në luftë e dytë botërore, nga bijtë e fituesve të asaj lufte? Është diskutim dite, në Shqipëri!” Më tha një miku im i mirë emigrant, që vetdeklaron se babain ja morën fillimisht me forcë ballist, por në fund i braktisi për 25 ditë u bë partizan dhe u nderua i tillë, gjersa vdiq…
Dhe shtoi:
“Franca, pasi pushkatoi 50 mijë mercenarë, grave të tyre dhe fëmijve, për t’u dalluar si pasardhes mercenarësh, u qethi zero kokat dhe i interrnoi, menjëherë pas luftës! Kurse, partizanët shqiptarë, nuk morën mësim nga Franca dhe ndaj vuajmë sot ende mercenarizmin”, vazhdoi djali i ish ballistit, dalë muajin e fundit partizan, të cilit babai, i ka vettreguar, ndërsa unë qeshja. “…pse qesh, më vjen keq, më ka treguar vet babai: “ne ish ballistët që u bashkuam e na pranuan partizanë, ua kujtuam se ish shokët tanë ballistë duheshin ndëshkuar, pasi janë të rrezikshëm për paranë… do ishte mbyllur plaga, si e mbylli Franca…Vajti fjala gjer tek Enveri, për qethje të grave të tyre, qeshi dhe nuk na dëgjoi…Faji është i Enverit se Mehmeti donte dhe ti therte mercenarët që u lanë të lirë të iknin me pushtuesin, e kisha komandant…” dhe vazhdoi: “Tani dëgjojmë ata, nuk festojnë as 29 nëntorin, se, thjesht nuk iu qethen kokat, të njiheshin pasardhësit si mercenarë!…”
Edhe unë qesha…dhe i thash: “Kopjimi nuk është i mirë, por ndonjë rast të vështirë mbase dhe duhet…po, fundja, a nuk duken sot kokqethur ata që nuk njohin çlirimin? Bile janë vetveshur, vetqethur e ngjajnë si dele të zeza, përballë çlirimtarëve ku është dhe babai yt, se, ata, partizanët e vetpranuan partizan dhe mbetet çlirimtar!…”
C’ti thosha më shumë?
Ke ndonjë mendim ti që e lexon?