4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Me mjeshtin e humorit dhe te batutes Vebi Kurtaj

 

GRUSHTI I NJË “MJERANI”!
Mund të jetë një imazh i 1 person
NË FYTYREN “NGJYRË VIZHNJE”,
GRUSHTI I ATIJ “MJERANIT”,
A JU DUKET SI GËRVSHJË,
A PO, SI PATKUA KALIT?!
AKTI NDAJ SALI BERISHËS,
DISA THONË: “JA KA BA VEHTËS”,
EH, SIKURË TË PËRSËRITET,
EDHE NDAJ RAMËS DHE METËS…
JO, NUK THEMI FIZIKISHT,
SI NË KOHËN E “ATIJ”,
POR AMA, POLITIKISHT,
E KANË VENDIN NË QELI…
VEÇ KËSHTU NA DON BE-ja,
DREJTËSIA NË VEND TË VIHET,
QË TË TRIUMFOJË E REJA,
“TREKËNDËSHIT” T’I THYHEN BRINJËT!
VEBI KURTAJ

O SA MIRË ME KEN SHQIPTAR!
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
Me shum buzëqeshje, Papa,
Të gjith botës i tregon,
Si shqiponja hapë me flatra,
Respekton simbolin tonë !
Xherdani, shkam si Graniti,
Me gjakun shqiptar në vena,
Krahëshqiponj’ pran njëri-tjetri,
Formojnë shipen me dy krena !
Krahshqiponja me dy duar,
Simbol i kulturës Shqipe,
Shkjau, me xhestin e shemtuar,
Simbol i kulturës Sërbe..
Me Shqiptar s’bëhet shaka,
Vlahoviç, çu zure ngusht,
Por prap, s’u ndave pa gja,
“Fitoren” e ke në grusht…

VEBI KURTAJ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.