Me moderatoren,poeten dinjitoze”Albina Ceka”

Me moderatoren,poeten dinjitoze”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e capelli biondi

ARKA E YJEVE

Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo

Udhëtojmë drejt epokës së yjeve,
me trupin tonë prej brishtësie,
duke mbartur në shpirt enigmën
e një bote që trembet nga vetvetja.
Lutjet ia drejtojmë qiellit,
mos vallë drita udhën të na e ndriçojë,
se kjo sfidë, për mendjen njerëzore,
është një univers që s’mund ta deshifrojë.
Në labirintet e trurit tonë
sa mendime presin të çlirohen,
kur idetë, si zogj të plagosur,
brenda kafazeve të padukshme robërohen.
E vërteta lufton me maskat,
ku të pafytyrët fronin kanë ngritur,
e fjala, mes pasqyrash të thyera,
humb fytyrën në fragmente të përthyera.
Në pasqyrat ku thyhen frazat,
ende një rreze drite mbetet gjallë,
paqja shtrin krahët drejt dashurisë,
dhe dashuria bëhet dritë në çdo skaj.
Të sfilitur, por ende në udhëtim,
marrim frymë me një shpirt të vetëm,
se njeriu nuk është veç pluhur yjesh,
por edhe ëndrra që sfidojmë boten, veten.
E nëse dallgët e kohës ngrihen
dhe errësira na kërcënon me vdekje,
le të bëhemi dritë për njëri-tjetrin,
që Arka e Yjeve të mos mbytet!
“””””””””””LULET E VENDIT TIM
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e capelli biondi
E shkel këtë rrugë dhe dy – tri herë në ditë,
në vjeshtë, dimër, pranverë dhe verë.
Rrotull i bie nga Leon Dorë,
Hotel i qytetit ku unë jetoj.
Ka lule plot në këtë qytet,
por aromë vendlindje nuk kam gjetë.

Ja shkel këto rrugë dhe tre – katër herë,
këtij qyteti ku fati ma zgjodhi…
Thatë apo lagur hedh hapin përditë,
ndërsa mendja, si flutur në verë,
kërkon lulet që këtu s’i gjen.

Dielli më pushon mbi shtatë,
derisa të mbarojë i tij sahat…
Këmbët e lodhura i tërheq rrëshqanë,
ndërsa duart mpihen nga lodhja e gjatë.
Me puthjen e hënës kërkoj të flej rehat..
Në ëndrra fluturoj ku më ka lindur shtati.

E kur nata zbret mbi këtë qytet,
heshtin rrugët, heshtin edhe lulet,
por zemra ime s’di të heshtë,
se atje larg më pret një aromë,
një oborr, një prag, një fjalë,
që asnjë qytet tjetër s’ma fal.

Ndoshta një ditë do të kthehem prapë,
të shkel mbi tokën ku lashë një hap,
të mbledh një tufë lulesh në duar
dhe t’i mbaj në kraharor si kujtim,
se lulet mund të çelin kudo,
por aromën e vendlindjes
e njeh vetëm shpirti im.

Sa herë që era lulet përkund,
unë kërkoj vendin tim në këtë botë…
Larg vendlindjes mund të jetoj,
por lulet e saj kurrë s’mund të harroj.
Ka lule plot në këtë qytet,
por aromë vendlindje nuk kam gjetë.

18/09/2026
NJERIU I SINQERTËPotrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, capelli biondi e fiore
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, capelli biondi e fiore
Zotin pyeti njeriu i sinqertë:
– O Zot, pse më solle në këtë jetë?
– Që t’ua nxjerrësh mashtruesve fytyrën e vërtetë.
– O Zot, pse më lëshove në kthetrat e tyre?
– Që t’u tregosh udhët pa hile,
t’ua shqiptosh fjalën e syve,
t’u tregosh udhën e yjeve,
pastaj t’i lësh të lirë
në baltosjen e tyre.
Albina Ceka
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.