14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Me penen brilante te Leke Imeraj

Tipi shpifës (intrigues)

Tipi llafazan, shpifës, intrigues, gjëndet kudo. Vështirë se mund të gjesh një karrike diku, pa një shpifës afër teje.

Ky tip, sajon intriga për të tjerët dhe, i tregon ato, me shumë kënaqësi. Ka një fantazi të jashtzakonshme. Nuk e vret mendjen fare se, me shpifjet e tij, ai mund të demtojë rëndë dinjitetin dhe imazhin e tjetrit. Edhe nëse mund t’i shkatrrojë gjithë jetën tjetrit, ai vazhdon punën e vet. I jep shumë rëndësi vetes, si i mirëinformuar për gjithçka, paraqitet sa më i ditur dhe tregohet shumë i guximshëm, në mbrojtje të trillave të veta. Nëse e ka vënë kundërshtarin e vet në shenjester, as që i intereson fare për pasojat që mund të pësojë. E vendosë në qendrën e rrethit përvlues duke shtuar sa më shumë numrin e armiqve të tij. Ai atë dëshëron, sa më shumë pasoja tek viktima. Kënaqet me duartrokitjet e të tjerve për shpifjet e veta.

Eshtë tip shumë i demshëm, në familje, shoqëri, punë dhe kudo. Ti ke përballë një shpifës, intrigant, llafazan, genjeshtar, sigurisht që ndihesh keq. Eshtë i vështirë, i keq dhe i demshëm për të gjithë. Shpifësi dhe vrasësi, nuk kanë ndryshim për nga qëllimi. Të dy kanë si qëllim asgjesimin e viktimës që kanë zgjedhur. Ndryshojnë vetëm mjetet. Shpifësi përdorë intrigën, „pushkën“ pa zë.

Mundohu t’ia mbyllësh gojën që në fillim! Nëse jo, largohu menjherë prej tij. Ashtu siç ka vënë në shenjestër dikë, për të cilin të flet ty, mund të të verë edhe ty, menjiherë, në shenjestër. Eshtë punë kohe. L/Im

“””””””””””””””””””””””””

Njerëzit dhe mendimi.

Njerëzit, për nga mënyra e të menduarit, ndahen në dy grupime të mëdha: Në ata që mendojnë si duhet dhe, në ata që mendojnë si duan.

Në grupin e parë bëjnë pjesë të mençurit, të diturit dhe, ata me personalitet të ekuilibruar.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë të paditurit, ata që vuajnë nga pasionet dhe çrregullime të forta të personalitetit. Këtu bëjnë pjesë edhe shumë të shkolluar të cilët hiqen të ditur. Mjerisht, grupi i dytë, bëjnë shumicën prandaj, e vërteta mbetet gjithmonë “opozitë”. L.Im

“””””””””””””””””””””””””””

Anarshizmi dhe terrori.

Anarshizëm do të thotë vetëqeverisje pa qeveri, pa ligje, pa norma, vetëgjyqësi. Të gjithë duan të sundojnë mbi të gjithë dhe, askush nuk qeverisë. Shteti humb kontrollin mbi shtetasit dhe, shtetasit nuk i binden shetit. Liria dhe siguria marrin fund. Sundon kaosi total.

Teoricieni i parë i anarshizmit ka qënë Carlo Pisacane (1818-1857).

I pari që e shndërroi konceptin e anarshizmit në terror ishte anarshisti rus, Pjoter Kropotkin (1842-1921).

Faza më e lartë e anarshizmit është terrori. Anarshistët, megjithëse i përdoren të gjitha format dhe mjetet e mundshme që, nëpërmjet anarshizmit dhe terrorit të egër të realizonin revolucionin, dështuan.Në vitin 1891, vetë Kropotkin do të shkruante: “Revolucionet nuk janë punë individësh të guximshëm.Ato janë lëvizje të mëdha popullore”. Ky ishte gabimi i anarshistëve në vitin 1881.

Edhe sot, individ të ndryshëm, grupe politike, lëvizje dhe rryma të ndryshme, mundohen që, të marrin pushtetin sipas filozofisë anarshiste, duke e përshkallëzuar anarshizmin në terror. Këtë po e përjetojmë edhe ne, në këto tri dekada. Fatmirësisht, me gjiuthë pasojat e mëdha për njerëzit dhe vendin, kanë dështuar. Dhe mendoj se përseri do të deshtojnë anarshistët tonë, në përpjekjet e tyre, për grabitjen e pushtetit me dhunë. Dhembjet e mëdha po i vuan populli. L/Im

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.