MBLIDHE FIQIR
Ju përshëndes me këtë poezi
humoristike.
Kushtuar mikut tim, birit të Çamërisë, Hajri Kasemi, ndaj poezisë së tij: “Hajde kutu”.
1
“Ku do veç të mbiteç,
I varfëri Ti.”
Mblidhe fiqir!
2
Po të themi fshaçe.
Bënu çun i mirë,
Hidhi sitë më tej..
Nëse nuk di mirë:
Unë po të ndih.
3
Unë si Motër, të dëftej,
Edhe ku të shkoç .
Është çupë e mirë;
Po ta them troç.
4
Edhe këto vargje
Çoja poezisë sate.
Të dalin më e mirë
5
Kur ta këndojnë brezat:
Të thonë qënke i mirë.
Pa na paske,
Edhe ca mike e miq të mirë.
6
Nuk të thom më.
Je e Ji, djalë i mirë.
Mblidhe fiqir!
Nizam Myftaraj
Tiranë, më 13.11.2020.
“””””””””””””””””””””””
KA, KUSH I DEL PËR ZOT
1
Ka lezet natyra.
Bimët me plot ngjyra;
Në ujë, vështrojnë
Shohin veten e gëzojnë.
2
Të kënaqura e gëzimplot;
Na qënkan malluar sot.
Për ndonjë gotë me pije:
Ka hyrë në ujë, me kokë.
3
Nuk e dinë se pijes,
Në shishen e mbushur plotë;
Ka, kush i del për zot.
4
Edhtë miku im, Jakup Berati;
Babaxhan, e zemër bardhë,
Me të mirët, miq e shokë:
I ka dalë, e i del, për zot..
5
E pinë me lezet rakinë.
Marrin mirësinë,
E ngren dollin.
6
Nuk pinë mëndjen; por rakinë
Bëjnë muhabetin, shtojnë lezetin.
Me këngë e valle, kënaqen fare.
Pinë rakinë, e sjellin gëzim.
7
Ju bëftë mirë o miku im!
Gëzuar! Gëzuar!
Me familje e miqësi;
Përherë gëzuar!
Nizam Myftaraj. Tiranë, Shqipëri.
Tiranë, më 13 Nëntor 20 20.
“””””””””””””””””””
TA HODHA SEVDAN
1
Ty o moj thëllëzë:
Ta hodha sevdan.
Tek po mblidhje shkarpa,
Unë t’u gjënda pran .
Bëj sikur s’të pash.
2
Me fërshëllim, shtruar;
Këndoja avaz:
Ti, ta dish sa të dua:
S’më mer(merr) inat mua.
Dua të puth faqet, e buzët e tua.
3
Edhe ti e qeshur
Shkarpat, le mënjanë.
Me një furkaçe në dorë,
Më erdhe pranë.
E, ngadal, më the: – Ja, ku më ke.
4
Ja, ku më ke.
Bëj siç më the!
Furkaçen, le përdhe.
Të përqafuar, në çast;
U gjendëm të dy ne.