31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Me penen brilante te poetes dhe shkrimtares RAIMONDA MOISIU

 

Zenepe Luka: “Gazetaria e vërtetë bëhet në terren, jo në studio televizive”

Lexoni:

Profili i publicistes, intelektuales dhe gazetares “rebele”- Zenepe Luka Cekrezi – i përket brezit të artë të gazetareve femra, si një nga gratë e para në median shqiptare që me shpinën e mendjes dhe “kockë intelektuale” të fortë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale na ka dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional në dekada të tëra. Brez i artë i gazetareve femra që përfaqësohej denjësisht nga Adile Xhabija, Ludmilla Xhabija, Nexhmije Zajmi,

Tefta Radi

Valentina Leskaj, Zenepe Luka,

Elsa Xhai

, Shirma Korce Minga,

Kozeta Mamaqi

,

Donika Tele

, Albana Melyshi Lifchin,

Jorgjeta Gjanci

, Frosina Papa,

Kozeta Zavalani

, Julia Naci

Thanas Gjika

, etj., të cilat gjatë karrierës së tyre kanë sfiduar skeptikët e kritikët e kohës edhe për çështjet më të rëndësishme në jetën social-kulturore politike të vendit. Ky brez i artë gazetaresh së bashku me kolegët e tyre burra- bënë rrotacionin mediatik më spektakolar, profesional e historik mes kufirit të dy epokave –Gazetarisë para ’90-s dhe pas viteve ’90-t- në vazhdim e deri më sot-pra bënë historinë e medias shqiptare. Ja si shprehet shkrimtari i shquar i letrave shqipe, Dritëro Agolli për gazetaren Zenepe Luka: “Në kuptimin e marrëdhënieve shoqërore, të jesh gazetar, do të thotë; të njohësh dhe të të njohin shumë njerëz, t’a kesh për nder, që i njeh dhe ta kenë për nder ata, që të njohin. Në këtë larmi organesh shtypi, Zenepa Luka vazhdoi të përparojë stilin publicistik të gjinive të ndryshme të gazetarisë. Është një shprehje: Vrapojmë, të arrijmë Horizontin, Horizonti largohet duke paraqitur një pejsazh tjetër. Horizonti i shoqërisë politike shqiptare, ndryshoi, ndryshoi edhe përmbajtja dhe forma e gazetarisë. Nuk kishte më kontroll të rreptë të shtypit, u bë mënyra e të shkruarit më dinamike, më e thjeshtë, duke larguar ekstazën. Këtë përmbajtje dhe formë të re të shtypit, mundi ta përvetësojë edhe Zenepe Luka. Ajo filloi të shkruajë më thjeshtë, duke shmangur kozmetikën e frazës, kozmetikë, që fsheh përmbajtjen dhe zbeh faktin.’ Ndërsa babai i gazetarisë shqiptare, Prof.Dr.Hamit Borici, do të shprehet kështu për ish-studenten e tij Zenepe Luka: ”Zenepe Luka më sjell në kujtesë studenten që ngulmoi për të ndërruar degën, nga Gjuhë–Letërsi në Gazetari. Tashmë ajo është një gazetare e afirmuar me vision të gjerë profesional dhe përfaqëson një punë të madhe dhe me përkushtim në fushën e gazetarisë dhe publicistikës bashkëkohëse, profilin shoqëror e qytetar të njohur e vlerësuar jo vetëm nga kritika e kohës por edhe nga opinion publik shqiptar.” Në këtë intervistë ju do të mësoni disa gjëra për herë të parë port ë vërteta, për sfidat dhe kalvarin e sakrificës e profesionalizmit të gazetares Luka.

Gezuar Ditelindjen Mikja ime e Cmuar Zenepe Luka..!
Lumturi Shendet e Suksese pafund – je Etaloni Brilant i Gruas intelektuale e qytetare shqiptare
Bibliotekës sime i shtohet libri i dytë “Në anën tjetër” Tregime Uberi,

me autor mikun tim të shtrenjtë,- Prozatorit dhe Ish-Diplomatit,-

Muci Xhepa
Ky libër, me shtrirje kaq të gjatë, synon të na japë ndërveprimin kompleks të së shkuarës me të tashmen, në rrëfime brilante të ritualit dhe simbolizmit, mes dy dashurive;Atdheut dhe Amerikës, brenda kabinës së Uberit!
Lexuesit shqiptarë dhe bashkëkombasit kudo që ndodhen dhe që do të kenë fatin ta marrin e lexojnë “Në anën tjetër” Tregime Uberi, do të vërejnë mekanizmat e stilit përdorimin e tyre në diskursin bashkëkohor për të legjitimuar ekzistencën, jetën dhe veprimet mes dy botëve; Atdheu dhe Diaspora, legjitimon mënyrën fisnike e të rrëfyerit dhe për idetë e autorit Muc Xhepa që përkojnë me të gjithsecilit prej nesh në të përditshmen sociale, kulturore, politike ekonomike e njerëzore. Një libër që e merr temën nga realiteti ynë. Në rrëfenjat e Muc Xhepës ndjehet grishja ndaj temave reale dhe prekja që kërkon t’i bëjë fenomene të ndryshme të shoqërisë, duke i ironizuar përmes jetës reale të personazheve që sjell në liber.
Much Xhepa na prezanton me një sërë figurash të rëndësishme e realë të kohës, miqtë e tij të vjetër e të rinj afër e larg, të ngushtë dhe ata të njohurit në distance, dhe iu ka hapur dyert e Uberit emocioneve të veta për mendimet më të thella dhe për shpresat më të fshehta!

Nga

Raimonda Moisiu
Shpirtra të pafajshëm-poezi-nga Raimonda MOISIU
Gjigandët e përjetshëm të pangopësisë së uritur,
Me fytyrat plot “make up”- elegante dhe engjëllore,
verbojnë bukuritë e jetës, shkojnë para duke i fikur,
qirinjtë prej argjenti të Paqes shpirtërore…
Shkojnë para dhe kryqëzojnë shpirtra të pafajshëm,
që rrojnë nën pranga ëndrrash, shpresash e dashurish,
Gjaku i vetndezur për hakmarrje, zhyt botën,
nëpër terrin e palexueshëm të urrejtjes dhe babëzisë…
Shpirtrat e pafajshëm enden si pelegrinët buzëplasur,
sypërskuqur, vështrojnë nën agoninë e qiellit të grinjtë,
që “vjell” lotët e frikës, paqes dhe urrejtjes,
dhe lag gropën e vdekjes apo pemën e jetës….
Vdekjes askush në botë nuk mund t’ia ndalë lirinë,
si mace e zezë vjen, të prêt rrugën, ditë a natë
kur ta ka gjetur derën, e shqyen atë me forcë,
të ndryshkurat mendeshe këndojnë të kobshmen serenatë…
Raimonda Moisiu
“””””””””””””””””””””””””””

Ja si shprehet poeti dhe shkrimtari Luan Lumeka per poeten Raimonda Moisiu.

-BOTAERE – poetja Raimonda Moisiu
– “Gruaja Shqiptare e Vitit”,Lidere e Letrave ne SHBA.
Luan Kalana-“Eshte nder dhe krenari ,vleresimi dhe atributi qe behet njerezve te nderuar dhe te respektuar,penes te letrave ,si nje kontribut me vlere intelektual dhe patriotik qytetareve shqiptare ne mergim,aq me shume gruas shiptare ,luftetare te dijes e te perparimit dhe te ceshtjes shqiptare mbare kombetare para opinionit publik boterore te sotem,lidere e Letrave dhe aktiviste e shquar ne SHBA,perpos nje poete famoze ,lirike e talentuar me nje pene brilante me nje seri botimesh te shumta poetike..
Pasi jetoi e shkroi ,zhvilloi aktivitetin e saj per disa dekada ne shtetin e Connekticut SHBA,sot ajo jeton ne Florida .
Urojme shendet e suksese te metejshme dhe pene te begate , poeten tone qytetare korcare, te talentuar e te nderuar znj.

Raimonda Moisiu

.
Me respkt e krenari Familjarisht
@ Luan Kalana,Florida SHBA.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.