16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Me penen brilante te poetes.Gjelina Maçi Keçi

Kur kujtesën e gdhend koha

Kushtuar luftëtarit Mark Preç Merit që drejtoi forcat kryengritëse shqiptare të Malsisë së Selcës e Kelmendit në luftë kundër pushtuesve Shovene – Malazeze ( shkjaut te Malit të Zi) në vitin 1913.

May be an image of 1 person, ambiente të jashtme, monument dhe text that says 'GJON VATA KOL M BUJAJ MARTIN VUCI GJERGJ PREÇI KOL PREÇI KEQ DUMI UC LUCA MARASH LOSHKU DED GICI FRAN UJK ZEF MIRKU TOMA MARTINI TOM GJOK KOLA MACAJ ME SHKJAN VRANE NE LUFTE JAVORR NE MARK PREC 1913 RROK P ZEFI MERI MARASH HUTI'

Po nxin Selca e Kelmendi
Shkëmb e dhe u banë prushnajë
Po lëviz sofra dhe djepi.
Për atë lajm të zi që dhanë.
Po shikon atë Mark Preç Merin
Që po iu prin burave ndër lisa.
Prek kreninë me ta Kelmendi
Gurrë e shkrepa bahen plisa.
S’ma uli kryet as krajli, as mbreti.
Jam në tokën time brez pas brezi.
Nuk ia vën ti duart djepit
Pa m’u shua krejt gjaku i Skënderit!
Bash si çakejtë don me hy,
Me plaçkitë ti shpi më shpi.
Se me gjak të tjerëve je ushqy
Me vra gra e me vra fmijë.
As e dini se jam Mark Preç Meri?
Jam shqiponjë që zmbraps taborret.
Buçet bjeshka te Kelmendi.
Nuk të la me m’çermu vorret!
Po piskon Lokja te veku
Me barut mbushet Lugina.
T’u baftë fjala bash direku
O Mark Preçi, trim mbi trima!
Po zgjon Nora fjalën e besës
Gem e n’gem thrret liria.
Dhe një gur t’i mbesë bjeshkës.
Do jetojë shqiptaria.
Tash sa vjet kuqon kujtesa
Si livadh që pret gjelbrimin
Historinë e vesh legjenda
Dhe lavdia ndjen rizgjimin.
Gjethon mali vitet ecin
Gëzon tel i çiftelisë
Besë të re kërkon Kelmendi.
Jemi rojë të lirisë.
Që nga Lezhë e Skënderbeut
Të kujtojmë, o Mark Preç Meri
Me ty prek lavdinë e dheut.
Dhe kuvendem brez pas brezi.

Gjelina Maçi Keçi

“””””””””””””””””””””May be an image of 1 person

DASHURI E GJALLË
Mos e këput lulen për mua!
Që luftoi me ngricën për të çelë!
Ktë dhuratë , unë aspak nuk e dua…
Bijën e parë, të bukurës Pranverë!
Për një festë të tillë , nuk më kanë pëlqyer!
Vitrinave mos shiko për diamantë , e as për flori…
Se Dashuria jote, është me e vyer .
Është e gjallë e s’ka nevojë kur të kam ty .
Dua të të kem pranë , në sy të shikoj!
Me shpirt më ke dashur , e jo vetëm
në ditë si kjo.
Asgjë më shumë nga ti nuk kërkoj …
Çdo ditë është Shën Valentin , ndaj eja më përqafo ….
Se kjo jetë , nuk është si molla.
Që e blen nëpër markete.
Dua sytë , që më ngrohkan.
Shenjtërinë ta kem me vete.
Dua dehjen e përqafimit.
Të më ngrohë ditën, natën.
Në këtë botë të marrëzimit.
Të fitojmë , përmbi shtrëngatën.
Mos mendo për kuletën me para,
as për tryeza , mbushur me pije!
Ty të dua të kem pranë.
Me dallgëzim dashurie.

Gjelina Maçi Keçi

Dt/14/ 2/ 2021 /

“”””””””””””””””””””

Dëborë e parë
Qielli sot , është veshur me mantel të veçantë !
Lulja e parë , ka hap syrin për të dalë!
Toka buzë bregdetit ,ka hedhur vello
të bardhë ..!
Gëzojnë fëmijët me deborën e parë!
Dielli thotë: nuk jam zëmëruar.
Do ja lë dhe ketë ditë , Shkurtit gri !
Me dëborën , ditëve të fundit ai po luan.
Që nga nesër , do ju mbush plot dashuri…
Lulja jo nuk do ketë të ftohtë !
Për të unë jam kujdesur, qe të mos thahet…,
Dëbora e fundit ,me petkun e saj,
e mban ngrohtë ..,
Rrënjet e lules , serish me Pranveren do përhapen…!

Gjelina Maçi Keçi

Dt/ 13 /2/ 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.