17.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Me penen brilante te poetes.Seti Pezaku Vladi

REKUIEM POETIT
L'immagine può contenere: acqua
Lotoi zambaku i bardhë mbi gur
Erë e malit pyjeve turfulloi,
Pushoi mbi vag penë e poetit nur
Mbuluar me tinguj këngësh që shkroi.
Me vargun erdhi, me vargun larguar
Nga buka e kripa shqiptare i mori,
Nga shqipja në flamurin e kuq bekuar,
Nga gryka e pushkës së gjatë i nxori.
Me fjalën zjarr, ujëvarë ligjerimesh
Ulur këmbëkryq në thjeshtësi,
Flakonte vargun kristal agimesh
Planet me pëllumba zemra e tij.
@seti pezaku vladi
28/5/2017

LETRA E DORUNTINËS.

E shtrenjta nëna ime!L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
Më dallgëzon frymëmarrja si lulja në shkëmb,
Si vala e grurit nga era kur agon,
Peshën e mallit plumb, vargmal e kam,
Zemrën largësia kristal ma thërmon.
Në krahërorin tim pulsi yt ritmon,
Vlag’ e syrit tënd ndez terrin shpirtit tim,
Po ma ronit rininë ky fati im i fikur,
Në vis të huaj jam vetëm një mundim.
Atje ku shkrepin rrezet veson syri im,
Atje ku krojet derdhin këngë që ushtojnë,
Atje ku qiell i mbrëmjes skuq me trëndafila
Dhe hënëzat e netëve mbi gjethe pushojnë.
I dua, nëna ime, gurë e lule fushe,
Dua dhe zakonet ku mendja mbretëron,
Bukën edhe kripën me të ëmblin gaz,
Bujarinë e rrënjës që ndizet e jeton.
Më zgjon e djeg ky mall, shkëndi e ndezur rri,
Pres besën e arbrit gdhendur në gur stralli,
Kostandinin pres si lulja pranverën,
Të vijë mbi gjok të bardhë, lis në majë mali.

@seti pezaku vladi

28/05/2020

 

25 maj 1846

Ditëlindja e Naim Frashërit.

L'immagine può contenere: 1 persona, barba e primo piano

Përkujtojmë 174-vjetorin e lindjes të Naim Frashërit (1846-1900)
Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.
Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.
Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..
Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.
BUKURIA
Do të këndonj Bukurinë
E të lëvdonj Perëndinë,
Perëndin’ e bukurisë,
Q’i dha shijë gjithësisë!
Perëndija bukuroshe!
Ty të falem e të lutem
Më vjen në gji të të futem
O Zonja përkëdheloshe!
Që më je si mbretëreshë,
Të keqen o pëllumbeshë.
☆☆☆
Zot i vërtetë!
Ke mbledhur dritën,
Diellin, ditën,
Ndë gjithë jetë,
Edh’ e ke bërë
Gush’ e krahruar,
Faqez’ e ballë,
Dhe pulp’ e llërë,
Sy e qepallë,
Dhe këmb’ e duar!
☆☆☆
Në fytyrët tënde gjeta Bukurinë,
Si ajy që gjeti në malt Perëndinë.
Lulezët e Majit sa janë të mira!
Po përpara teje m’erdhë të pështira.
Kur shoh faqezët’ e tua,
Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit,
Zëri yt shpirt më jep mua,
Nuk’ i le shijë bilbilit.
Edhe yjt’ e hëna si të shëmtuar
M’u duknë, kur pashë atë syn’e shkruar.
Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!
Zëmrënë m’a dogje, m’i përdave mëntë!
Do të vdisnja me shumë gas,
Të paskësha pakë shpresë,
Se do të thuash ti më pas,
Vdiq, për mua, pastë ndjesë!
☆☆☆
Kudo është Bukurija,
Në qiej, në dhé, në hënë,
Në diell, në shënjë, në yje,
Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,
Çdo vënt që të ketë zënë,
Atje çfaqet Perëndija,
Po këtu është e tërë,
Dhe ajo tin është bërë!
☆☆☆
Pashë pjeshkëtë ndër fletë,
Pa m’u mejtua gjiri yt,
Edhe më mbenë përjetë
Në zëmrët, në shpirtit, në syt!
Jaseminë kur e pashë,
Q’ ish i bardhë si dëborë,
Pse më djek zëmrën, i thashë,
E më ngjan më atë dorë?
Dhe në mejtim të madh rashë,
Më ra në det mëndja, m’u mbyt,
Më la vetëm e të shkretë,
Edhe të mjer’ e të gjorë!
☆☆☆
Qiriri meje ka mësuar
Të digjet të përvëlohet,
Edhe duke përvëluar,
Të qeshnjë e të gëzohet,
Të bënetë zjar e flakë,
Të tretet pak’ e nga pakë.
Ti e msove trëndafilë
Të çelet, të lulëzohet,
Të qeshnj’ e të zbukurohet,
T’ a përvëlonjë bilbilë,
E t’ a bënjë të pëlcasë,
Një fjalë të mos i flasë,
Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
Të xbukurohet më shumë,
E të mos ketë mëshirë,
Po t’ a lerë dhe pa gjumë.
☆☆☆
Bërthama jote o hurma!
Më rrëfen bukur e mirë;
Zëmr’ e buz-ëmblësë, më tha,
Ësht’ e fort’ e p’amblësirë.
Po fjalënë s’ja besova,
Nuk’ ësht’ e vërtetë, thashë,
Tani holl e kuptova,
Se me syt’ e mi e pashë.
☆☆☆
O more shtat i florinjtë!
Bukurija teje buron,
Edhe të rrjedh nga pëqinjtë,
Gjithë jetën e xbukuron.
Më ecën me shumë shijë,
Dhe si thellëza më vështron,
Edhe më hedh një shkëndijë,
Dhe zemrënë m’a përvëlon.
Të keqen e këmbës sate,
Të ju-bëfsha ati syri,
E leshravet si tërtërë,
E qepallës si gjilpërë,
Që në zëmërë më hyri.
Ç’pate, që më vrave, ç’pate?
Nga qepallatë jam qarë,
Po të vërtetën’ e gjeta,
Vetullat më paskan vrarë.
Më vrau hargu, jo shigjeta.
☆☆☆
Zëmra jote në kraharort tënt
Është hekur brënda n’ergjënt;
Dhe në linj’ ajy krahruar,
Si ndë dhé gur’ i paçmuar.
Dielli zënë me rezë,
Vera në qelqe të zezë,
Shpirti brënda nër qivure,
Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
Do të shtrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
☆☆☆
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj,
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!
O veri! pa hiq i thua
Sorkadhesë qafë-gjatë:
☆☆☆
Më ka dhënë pyllë mua,
S’mblidhem dot as dit’ as natë!
Pyete vallë përse,
Pastaj jak’ e më rrëfé.
Bukuroshe! sy-mëshqerë!
Shikomë njëherë mua,
Trëndafil’ i kuq me erë!
E di vallë sa të dua?
E mora vdekjen në sy,
Do të vdes, të vdes për ty.
☆☆☆
…Mos i hap leshratë n’erë
Të m’arratiç mëndjen t’ime,
Mos më shiko edhe një herë,
Se m’u bë zëmra thërrime.
Si thëllëx’ e bukur mos shko
Mos vështro si pëllumbeshë,
Shpirtinë mos m’a përvëlo,
Mos u tunt si mbretëreshë.
Me qepallatë si shtijë
Mos më vra mos më plagos,
Me vështrim po si shkëndijë
Mos më vdis e mos më sos.
☆☆☆
E pashë dije tek shkonte,
Soje ndritte gjithë jeta,
Pa hoth syt’ e më shikonte,
Duke kthyer si shigjeta!
Posa pashë Bukurinë,
Zemrën’ e varfrë m’a piku,
Ndjeva në të dashurinë,
Që më erdh, dhe më s’më iku.
Pse s’ka fjalë të dëftenjë
☆☆
Dashurin’ e Bukurinë,
Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
Nuk’ e them dot Perëndinë!
Mos u mundo kot,
Nukë thuhet dot.
☆☆☆
M’iku me vrap djalërija
E më la mbi dhé të shkretë,
Më erdh shtriga pleqërija
Pshehtazi, si qen’ i qetë.
O popo! ç’më gjet, o shokë,
Do të qanj me thes në kokë,
O ditët e djalërisë,
Që kishit shumë gëzime,
Ratë në det t’arratisë,
Më latë në hidhërime!
Tani jetënë ç’e dua,
Më s’ësht’ e shkreta për mua,
Ti o bukuroshja ime!
Të ritë m’a paç për jetë,
Kurrë mos pafsh hidhërime!
Të dashtë Zot’ i vërtetë!
Syri yt mos u-venittë,
Si hëna u-përtërittë.
☆☆☆

Vera vate, shkoj,

Bilbili pushoj,

Lulet u-thanë!

Dimëri u-qas,

Dëborë vjen pas,

Fletëtë ranë.

Gjësendi më s’mbet

Thua për mi dhet,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.