Anila CACI
“”””””””””””””””””
Polemikat rreth një njeriu ngjyra e të cilit nuk u mor kurrë parasysh për t’u quajtur “famë” “dështim” “besim në fe”.
********
Dikur eksperimentoja me forcën,atë lloj force që më unifikoi si njeri ndryshe,por kjo nuk ishte e vërtetë.Unë u përgatita ti shfrytëzoja bindshëm përpara një bote cinike me njerëz të vegjël dhe buratinë.
Dikur më rrethonin për atë që unë bëja dhe nisën të më veçonin.Këtë nuk e kuptoja deri sa “fama”trokiti në derën time dhe unë ia hapa me një lloj pafajsie,më pas nisa të luftoj për të shumë fort,aq fuqishëm sa të ushtrohesha ishte qëllimi përditshmërisë sime.
Grushtoja nga jashtë me fuqinë e një grushti që rrëzonte një pemë me një goditje,thërrmonte një gur si të ishte top bejzbolli.
Më pas grushtet u kthyen në goditje të brendshme pasi i lejova vetes të më shkatërronin “përbërje” prej të cilave po humbisja gjithnjë e më shume identitetin tim.
Si për ironi të fatit në një fazë kur isha ulur gjunjaz nga fati me shpinë të kthyer,jeta që bëja ,luksi nuk më hynin më në punë,një dorë e padukshme më drejtoi drejt një tapeti blu,në fillim se kuptova ç’ishte.Në gjëndje agonie pranova që po humbisja çdo betejë me veten,po grushtoja “gradaçelat” që i ngrita ditë pas dite plot vezullime e vetëdije të plotë.
Arrita deri aty sa zhgarravita fytyrë e të mos ndaloja së piri lloje toksinash nga më të ndryshmet.Mendoja që do rrija njësoj nga fama,paraja,e në fokus të legjendës.Arrita deri aty sa të manipuloja gënjeshtrën sikur të isha i lindur me mashtrimin.Agresiviteti më shpërfytyroi.
Si duhet të jesh në këtë jetë vallë?
I famshëm e të shkatërrohesh ngadalë prej saj?
apo i varfër e i nënshtruar për të bërë rroje qeni dhe i përbuzur.
Një gjë e di me siguri që edhe të mëshirojnë është gjëja më e pështirë!
Eshtë njëjtë si të frymosh për të të treguar shembull të degradimit rrënjësor.
E vetmja që më qeteson është besimi në Zot dhe që i jam kthyer një riti prej së cilit po mbaj gjallë brendësinë e rrënuar.
Falem në besimin se Zoti ka diçka për t’më mësuar,sa herë vjen koha të vë kokën në sexhde e marr abdes duatë dalin prej një “guve plot brohoritje” njëjtë sikur dilja në ring dhe kthehesha i mbajtur në krahë nga admiruesit.
Falem për të rifituar udhën e humbur,diellin të zënë pas reve dhe shikimin e kthjellët.
Ti shpjegosh me radhë duhet të përfshish edhe rrënojat.Zoti është gjithnjë aty për të të dëgjuar.Mjafton të reagosh në kohë,e të besosh se fuqia e tij është më e madhe se çdo gjithësi tjetër.
Çfarë kam përgatitur kësaj bote është si tatuazhi që i vulosa fytyrës nën pushtimin e “dreqit”,kur shumë mirë mund të isha ky që jam sot gjatë faljes së namazit.Direkt asnjëherë s’mund të gjejmë rrugën e duhur pa kaluar poshtërsitë më të mëdha,e as pa njohur anën e errët të dhembjes dhe zhgënjimit.
Asaj që i gëzohem sot është sesi munda të shpëtoj në kohë nga diçka që nuk do ti dihej fundi.I shpëtova asaj vdekje në një dhomë të mbyllur hoteli dhe hapjesh të shpërndara gjithandej.Për këtë jam i bindur që Zoti për mua ka dashur që unë të jetoj për të “treguar”.
Anila CACI