16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Me penen brilante te poetit ,shkrimtarit Stavri Hima

MIREMENGJES O INTERES
Mirëmëngjes o interes
Mos u sill me mua ashtu
Se përpara është kthes
Dhe vjen përsëri këtu
Mos më thuaj se nuk të dua
Se nevojë prap do kesh
Pastaj vjen prapë tek mua
Dhe më thua mirëmëngjes
S. Hima në çast
“””””””””””””””””””
TE JETOJE DASHURIA, APO JO!?
Vetëm nga dashuria jeton gjithësia
Vetëm nga dashuria jeton njerëzia
Vetëm nga dashiria jeton mirësia
Vetëm nga dashuria, jeton dritësia
Njeriu si qënie me ndërgjegje të konsoliduar
Ka bërë botën shijen më të preferuar
I ka dhënë jetë gjithësisë
Në favor të njerëzisë
Dhe si shkak mbijetese në kohë
Ka zgjidhur jetën dashuri, ta jetojë
Sepse pa dashuri s’ka jetë
Dashuria është dhe mbetet jeta e vërtetë
Prandaj sot në këtë botë trazirash
Kërkohet më e mira mes të mirash
Sepse mirësia ska kufi
Për njeriun që quhet njeri
A duhet të jetojë dashuria?
Që të gëzojë në paqe njerëzia
Apo lufta i lan hesapet në këtë botë
Dhe dashuria vdes si ndjenjë e kotë
Mendoj se dashuria nuk do vdesë kurrë
Do mbijetojë mbi shkëmbinj e gurë
Dhe njeriun do ta nderojë
Kudo të ndodhet dhe të punojë
Mos kini frikë nga dashuria
Që është thesar i jetës, vet perëndia
Që vetëm dritë duhët të ketë
Si trashëgimtare përjetë
“”””””””””””””””””””””””””””””
GRUAJA NENE, NENA GRUA
Zonjë e bukur hidhe hapin
Sepse sot feston 8 Marsin
Ditë lirie e barazie
Grua e mirë Shqipërie
Ti je grua, je dhe nënë
Ti je nënë, je dhe grua
Ndriçon porsi yll e hënë
Ditë e natë duke punuar
Ti shqiptare e kosovare
Merrjani sot bashkë këngës
Hidheni bashkë një valle
Me dashurinë e zemrës
Jeni balli i families
Jeni krenaria jonë
Pa ju jetë nuk do kishte
Pa ju bota s’ekziston
Me ju jeta mbi kët’ tokë
Me ju vetë dashuria
Nga ju jemi në kët’ botë
Me ju buzëqesh fëmia
Emri grua kryefjalë
Emri grua është gjithçka
Emri grua në komandë
Se pa grua rregull s’ka
Me ty grua ndihem gjallë
Pa ty grua jam i vdekur
Me ty grua çaj dhe malë
Pa ty grua jetë e heshtur
Gruaja edhe në kuvend
Gruaja në ballë të nderit
Kudo fjala i ze vend
Ndrit si ngjyrat e ylberit
S. Hima
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.