Një kafe me Edi Ramen…!?
Je i zgjuar, shumë i zgjuar.Vërtetë ke bërë aventura, por t’i fal se rinisë i pranohen e aq më tepër në kohen e në vendin e duhur.S’ më bën fare përshtypje ajo lakuriqësia yte në plazhet franceze, që kundërshtarët tuaj përpiqeshin të krijonin imazhin e njeriut negativ të veshur me pushtet thjesht për përfitime politike personale.
Punove shumë e me punë fitove.Mirë e keq e bëre Tiranen.Shembull konkret Lana, si ishte e si u bë, e shumë punë të tjera.
Të ka dhuruar natyra zgjuarsi e tallesh me të gjithë.Lulin, kryeministrin në hije,me shtat e hije e mend asnjë fije,e tallë nadje deri në mbramje.E merr në një sallë të mbyllur e ç’ u bë aty mbrenda s’dihet.Kur del i jep doren nga shpinda.Thua që i kam dhënë ç’deshi dhe zgjedhjet i fiton prapë.Dhe vazhdon e thua: “Luli është djalë i lmirë”Si duhet ta kuptoj unë? Është djalë i mirë për të siguruar ty edhe një mandat apo i mirë si kryeministër i ardhëshëm.Këtë të dyten s’e besoj, se s’është i zoti për atë detyrë; e thojnë edhe pjesëtatërët e familjes së tij politike e aq më tepër që është i provuar që me Rrugen e Kombit apo me 21 Janarin dhe në bashkinë e Tiranës.
I nderuar Rama, sa më shumë të rrimë bashkë,aq më shumë të sfidoj.
Don të kujtoj kur i rrahe shpatullat Sali Berishës, që hodhi bombë atomike në Gërdec?Don të kujtoj Ilir floririn, që martohesh, divorcohesh, martohesh prapë, divorcohesh prapë e matyohesh prapë?
Don të kujtoj Mit’hatin( Frashërin), kryeballistin që solle eshtrat e tij në Shqipëri dhe u the veteranëve të ulin koken sepse e denuan dhe e dënuan me të drejtë se bashkëpunoi haptas me fadshizmin kundër popullit të vet.
Don të kujtoj diten e zezë të 21 janarit, që premtove shumë e për 7 vjet nuk zbardhe krimin dhe kriminelët?
Dhe të fundit, por nga më të rëndësishmen, don të kujtoj se për 7 vjet qeverisje, se xeve fare b……n për brezin e humbur, pensionistët që po e ngrysin jeten në varfëri të tejskamshme, më keq se në sundimin e Berishës e shumë më keq se në sundimin e Enverit.
Do rrinim më e të jepja shumë fakte të tjera shumë kokëforte, por s’ja vlen.E a e din pse?Sepse edhe ti je politikan dhe politika e politikani sipas Migjenit janë pa moral, pa kllef, kamaleon.Ndërsa Konica shkon më tej, kur thotë se një ditë politikanët do e vdesin Shqipërinë.
Edhe ti je një nga ato.
L A M T U M I R Ë…!?