Nënë..

Mos qaj për mua,
të jetoj aq ish e shkruar
të kish qënë shkak virusi
do thoje;
-bir pse s’bëra më shumë për ty
pse nuk shita gjithçka kisha pasuri!
Edhe nëse do ti shisje Nënë
përsëri s’do mbetesha gjallë,
ndërsa kjo mënyrë
që zgjodhi vdekja për mua
u tregua me mend e pa fjalë
të paktën ata që shpëtuan
do më kujtojnë sa herë të vijnë
në këtë vend,
diku kjo e mirë të jesh e sigurtë
është gdhend!
Nënë mos qaj për mua,
amanet po të lë fëmijën dhe gruan,
kur të rritet do jetë krenar,
kë pati për baba,
e për jetë njerëzish të vetën dha.
Tashmë i përkas një bote
plot lule e mrekulli,
ju që qani e do më kujtoni
ju them ;kur të dilni nga derë e shtëpisë,
përshëndetuni e ndahuni me buzëqeshje,
ashtu si vijmë në këtë botë
me drita e yje ikja nuk do jetë.
Xhenet qoftë shpërblimi yt Njeri i mirë !
Anila CACI
“”””””””””””””””””

Fshihu sa të duash pas gjetheve
pas asaj hëne që fytyrën
ta ndriçon më shumë se të vetën,
në preksh zgjimin e çdo ylli
nuk do dish sesa prej tyre
ty do të japin përqafimin….
Anila CACI
“””””””””””””””””””””
“Oborret e mia janë të mbushura plot me gjethe vjeshte,të gjitha të presin,
presin “gjurmën”tënde e të ngrihen lehtaz sikur era kërkon ti dërgojë përsëri në degëza pemësh…
-A e di si quhet kjo?
Ngazëllim e dashur ..po po ngazëllim që po na shohin sërish bashkë!
Mjaft më le të ëndërroj,mjaft më bëre të mësoj përmendësh buzëqeshjet e tua aq të çiltra kur flokët me frymë ti kthej në mëndafshin tim të butë…
-A e ke harruar?
Mos më thuaj që po ! sepse gjethe do të kthehem e bashkë me to do pres edhe unë riciklimin e drithërimave të mia,të gjithçkaje që krijonte melodinë tonë…
A e mban mend?
Sa shumë mi doje këmishat që vishja kur parfumi hekurit të dehte e ti s’më tregoje por të kuptoja që dëshiroje ta merrje me vete atë aromë aq të dëshirueshme për ty.Unë i kisha hekurosur vetë e ty të thoja mi hekuros Nëna e ti më shihje me dyshim ndërsa cepi i buzës tënde më tregonte përfytyrimin që s’më besoje,ndërsa Nënës i puthja duart që më rriti aq dhe jo më ta lodhja për të bërë punët e mia që më përkisnin ti kryeja sikur të kisha ty në shtëpi e në çdo gjë tjetër që duhej bërë.
A i ke harruar frazat tona?
Prej tyre vinin pa fund lehtësira dashuria dhe dëshirat ndërthureshin çmëndurisht dhe aq në mënyrë prefekte sa nuk do doja më shumë të përjetonim ndryshe s’do mundnim të mblidhnim gjethet e zverdhura që binin çdo vit oborrit tonë që e ndërtuam me aq pasion,me aq bindje që do ti shijonim frutat e mbjella aty në çdo stinë të jetës sonë.