20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Me penen brilante te z.Pirro Minella Millona

…..”Perballe dy portretet tona…!!!”

…..Naten vone me doli gjumi. Televizori ndezur ne emisonet e veta. U rrotullova me mendjen time. Hapa kanalin e kujtimeve.May be a closeup of 1 person

E cuditshme, me doli para portreti yt.

Sigurisht edhe ty te ka dale gjumi heret, por mos pyet nese une e shoh portretin tend.

Me njeh dhe e di shume mire, qe portretin tend e mbaj fshehur thelle ne shpirtin tim.

Sa here ndjej brenda meje zbrazeti, me del portreti yt, se e di qe ai portret eshte aq i dashur per mua sa edhe emrin ma ka ndryshuar kaq vend ka zene tek une..

Edhe mimika ime ndryshon plotesisht, buza qesh e lumturuar plotesisht dhe faqeve rrjedhin pa u kuptuar ata lote permallimi per portretin tend.

Nuk eshte cudi qe burrrat qajne, po derdhin lot burrat.

Mos harro se edhe burrat lendohen thelle ne shpirtin e tyre.

Por nje gje nuk ta kam thene por mesoje se plaget e burrit nuk sherohen, ato vec zene kore dhe cahen sa here nga kujtimi i portretit tend dhe kullojne perseri gjak te nxehte.

Dua te di a e sheh ndonjehere ti portretin tim, qofte dhe ai casti i dobesise tende, kur si ne ekran te del i plote portreti im?

Apo e largon menjehere duke ndruar kanalin e kujtimeve.

Vetem ai cast qe te del portreti im, a te mbushen syte me lote ate cast kujtimi te embel?

Doja te kisha force te tille te shikoja syte e tu ne ato momente si qajne te gezuar, te lumtur apo te dritheruar per puthjet plot pasion.

Ne ato caste do te deshiroja te shikoja reagimin tend, te lexoja si dikur mendimet e tua, si jane te embela per mua, apo djallezore se tani portreti im nuk ka me ate force universale si dikur per ty.

Por jam i sigurte qe heshtjes qe mbreteron ne dhomen tend te tregon me gisht se ky eshte portreti im.

Desha te isha aty te shikoja reagimin tend.

Ahhh, syte e tu lotues, buzet, qe te dridhen, te perqendrohesha tek mimika jote, qe te besoja se portreti im te ben te qeshesh, apo te rizgjon ate pasionin e tu dikur te rrjedhshem aq embel dhe te plote me mua.

Doja te isha aty te shikoja, qe portretin tim e kerkon ta mbash gjate apo mundohesh ta largosh menjehere e trembur sikur prapa teje te shfaqet djalli.

Mos valle lotet te rrjedhin nga malli i pashur nder kohe te gjate.

……..Te kisha ate force magjike te isha aty prezent ne erresiren e dhomes tende dhe te degjoja heshtjen tende te thelle. Te degjoja si flisje ti dhe heshtja jote, dhe une, duke degjuar te tre tingujt e kenges tone te dashurise…..

“”””””””””””””””””””””””””””May be an image of një ose më shumë njerëz dhe ambiente të jashtme
…..”E megjithe ate nje dite u takuan tashme si krushq, bota eshte e vogel….!!!”
……Perparimi shkonte cdo behar per pushime ne qytetin e gjyshes. Kishte dasem dhe nje kusherire e mamase se tij po martohej, zakoni e kishte qe tere njerezit e tyre merrnin pjese ne dasem.
Shtepia ku behej dasma, ishte e madhe me oborr te bollshem, jehonte nga muzika e hareja, cdo nate mblidheshin ne shtepine e kusherires plot njerez.
Burrat vec me kenget e tyre dhe me goten e rakise perpara. Grate ne ambientet e tyre kendonin, duke zene brumin e bukeve me qiqra dhe ate te lakrorëve, aq te degjuar te asaj krahine me tradita. Te rinjte luanin, ose vallëzonin nen tingujt e muzikes qe vinin nga orkestra e pronotuar.
Atij i ra ne sy edhe vajze e bukur. Pyeti per te dhe i thane se ishte ne vit te dyte te shkolles se mesme.
E quanin Suzana, e cila rrinte e strukur ne pjergullen e oborrit ku edhe drita binte shume pak, gati sa nuk dukej, veshtronte nga ata. Disa here veshtrimet e tyre u kryqëzuan, por Suzana ulte syte me shpejtesi.
Tingujt e klarinetës ia lanë vendin nje tangoje. Perparimi nuk nguroi, me hapa te sigurte dhe duke buzeqeshur embel u drejtua per tek Suzana. Ajo u drodh, se nuk e priste kete, por ne brendesi te shpirtit te saj dicka ndjeu.
-Ju ftoj ne vallezim, mund te vallezojme?- e pyeti me ate zerin qe i doli me embelsi teper te vecante.
-Mire-.uli koken Suzana, zeri i doli i mekur.
Perparimi e kishte terhequr ne krahet e tij. I vuri doren ne belin e saj dhe e shtrengoi prane vetes. Suzana u ndje mire dhe e sigurte ne krahet e tij. Ai e rrotullonte me shkathtesi, kercente bukur dhe menjehere Suzana shpejt ju pergjigj ritmit te tij.
Ishte nje kercim teper i kendshem, kur mbaroi vallezimi, Perparimi e falënderoi dhe e shoqeroi deri ne vendin e saj.
Suzanes djali po i pelqente. Pas nje fare kohe Suzana sic ishte e kredhur ne mendimet e veta ndjeu doren e dikujt ne supin e saj, kthehu koken Perparimi i foli embel:.
-Une quhem Perparim, jam student dhe duke buzeqeshur shtoi:
-Pyeta per ju je nxenese ne shkollen e mesme ne vitin e dyte. Nuk mund te kaloje pa u vene re nje vajze kaq e bukur sa ju. Ju ngjasoni me nje yll te shndritshem ne qiellin e paster. Ne kete atmosfere gezimi ju jeni e tille.
Suzanen ndjeu te skuqet nga keto fjale te embela te shqiptuara nga Perparimi, askush deri ne ato momente nuk i kishte bere komplimente të tilla. Perbrenda shpirtit te saj u ndje shume mire, mornica dritheruese i kaluan neper trup.
I vinte zor te ngrinte syte dhe te shikonte ngjyren e syve te djaloshit. Muzika e orkestres kishte melodine e nje valleje tjeter kete here popullore nga ajo krahine, duke buzeqeshur njeri tjetrit u gjenden ne mes te valltareve, ai ja shtrengonte doren fort Suzanes, i dukej sikur do te fluturonte dhe do te shkonte ne qiell te bashkohej me yjet e tjere. Ndjente qe po i vinte embel mjaft mire nga ai shtregim i dores nga Perparimi, ajo e ndiqte ne ritmin e valles Perparimin si nje drenushe e bukur pylli dhe rrezatonte buzeqeshje, qe dilte vetvetiu nga shpirti i saj, qe ishte i lumtur ne ato caste.
Suzana nuk donte qe ajo nate te mbaronte dhe kercyen shume here bashke si ne vallezim dhe ne vallet popullore dora e Perparimit nuk leshonte doren e Suzanes.
Nje shoqe e saj e thirri dhe te dyja u zhduken ne erresiren, Perparimi i ndoqi me sy. Kur e pa qe Suzana po dilte nga erresia aty ne driten e shtylles te rruges ne qoshe, e preku ne sup Suzanen E trembur ajo kthehu koken ishte Perparimi, Suzana ndjeu qe u skuq shume, por perbrenda i erdhi nje vale nxehtesie, avull ngrohes. Vjedhurazi veshtroi me frike mos kishte njeri.
Askush nuk e kishte mendjen secili ishte ne qejfin e vet. Perparimi i hodhi doren ne bel dhe me force e terhoqi prane vetes dhe e puthi gjate ne buze. Suazana ne fillim nuk ju pergjigj puthjes se tij, pastaj u leshua dhe ja ktheu embel puthjen ne buze. U puthen gjate. U permend Suzana dhe u shkeput nga krahet e Perparimit.
Dasma mbaroi dhe Perparimi nuk e pa me kurre Suzanen ne jeten e tij. Shpesh e mendonte si dashurine e tij te pare ashtu ne endrrat e tij te parealizuara.
Dikur u interesua dhe i kishin thene se ishte martuar ne qytetin ku banonte edhe ai. Shpresonte ta gjente nje dite.
…..Dhe ja sot fati e solli, qe Suzana do te ishte vjehrra e ardhshme e cunit te tij, qe kishin ardhur sot ne shtepine e saj per te kerkuar doren e vajzes per djalin e tij. Cfare suprize po i rezervonte jeta.
Po e ndiqte me vemendje Suzanen megjithe vitet kane bere punen e tyre ajo ruante ate freskenine dhe syte nuk i kishin ndryshuar ruanin ate ngrohtesine e pare. Dreka kishte marre rrjedhen e kendshme dhe ishte krijuar nje atmosfere mjaft gazmore.
Perparimi po pinte nje gote raki me bashkeshortin e Suzanes se ciles nuk i ndalte veshtrimin. Ngriten dolli per miqesine dhe nje dolli si krushq, qe ishin bere. Te dyja zonjat e tyre buzeqeshnin njera tjetres te lumtura.
Gjithe drekes Perparimi mundohej te kapte ndonje veshtrim nga Suzana qe te kuptonte a e kishte njohur ajo. Por Suzana nuk dha asnje shenje se kishte mbetur nga dikur, ajo puthje aq pasionante e rrembyer aty nen driten e zbehte te shtylles se rruges. Ajo kishte sjellje normale e shume te zakonshme. Asgje sadopak, nuk ishte ne mendjen e saj, ajo nate e paharrueshme, qe Perparimit i kishte mbetur ne kujtesen e tij fshehur thelle gjithe keto vite.
Mbase nuk e njohu valltarin e saj te dashur te asaj nate. Shume gjurme koha i fshin si pakuptuar me kamxhikun e saj te pamershishem.
Kur po ikin te qete dhe te gezuar per ne shtepin e tyre degjoi zerin e gruas qe e pyeti:
-Ti Perparim cfare mendimi ke per familjen e vajzes, se mua me pelqeu ?
Nuk u pergjigj menejhere Perparimi, por e kuptoi qe e shoqja e donte pergjgjen e tij.
-Sigurisht ndaj te njejtin mendim me ty, m’u duken njerez te denje per krushqine e filluar.
…..Ne mendjen e tij rrihte cekani. Me mire qe Suzana nuk e njohu pas kaq vitesh. Tani e tutje do ta therriste “krushka” ime…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.