Ishte mëngjes vjeshte
Unë pranverën ëndrroja
I flisja vetes në heshtje
Lirinë përherë kërkoja.
“”””””””””””
Poezia eshte formule, formula kerkon zgjidhje
E tretur ne mendime me kujtohen shume enigma
Edhe ato kerkojne zgjidhje
Tani jam gjysem-e gjalle dhe rezultati mungon…
a@p
O tokë, ndalo rrotullimet një çik
I dhuro vendit tim pakëz dritë
I lutem dhe qiellit të lartë
Debo nga Dardania të gjithë djajtë.
a@p
E tretur ne mendime
Deshirash te sterilizuara
Qe pendimit mos t’i mbetet vend
Ose e dashurise te ngelem peng.
a@p
ISHA
Pjese e natyres dhe bukurise saj
Ne mendime e carte, kerkesat simbolike
Ne momente te hidhura nuk desha vaje
Qendrim vertikal dhe ne rastet me tragjike.
a@p
LIRISË
Nuk të njoha
Por, përherë të ëndrroja
Ty, Liri e vendit tim
Shumë herë afrohesha
Por, nuk arrita
Të përqafoj ëndrrën shekullore
Sa më shumë afrohem
Aq me larg më gjuajnë
Të vdekurit, që shtiren si të gjallë.
a@p.
Loti i femiut
Trishtimi i tij
Eshte tymi e flaka
Nga armiku i zi
Armik, perbindesh
I pa shpirt, gjakatar
Pse gjithmone helmues
Mbi popullin shqiptar
Do te shikon Zoti
Do te gjykoj drejtesia
Dhe nga barku i nenes
Do te mallkoj femija
…