“”””””””””””””””””””””””””””
NE KETE FUND VITI ….
Dikush thote eshte fundi I vitit. Nje tjeter jane ditet e fundt te tij…Per mua jane oret dhe minutat e fundit qe hapat tane ecin dhe rrugetojne ne te ….
Zoti zgjodhi dhe ne na solli ne jete,si qenien me te privilegjuar,me te zgjuar ,me inteligjente dhe me te afte se cdo qenie tjeter…Si te tille jemi te afte te urganizojme veprimet tona ,por jo te parashikojme se cdo na ndodhe neser…
Kaloi nje vit I mbarsur dhe mbushur me shume problematika po r , ndoshta edhe shume gjera nuk I bene si duhet..
Pati dite edhe u gezuam dhe lumturuam nga ato arritje sado te vogla ishin.. ..Pati edhe nga ato dite kur dashuria dhe malli per njerzit qe na mungojne ishte loti i dites dhe nuk e ndalte dot askush….por diku edhe u lenduam nga dikush ,ashtu si pa dashje e lenduam dhe ne dike …Ndodhi edhe heshtem ,per te mos krijuar debat ,ashtu si dhe ndonje here e ngritem zerin, pasi dhimbja ne kallo ishte e madhe….
Gezuam dhe u trishtuam ,uruam dhe ngushelluam njeri-tjetrin per gjate gjithe ketij viti .. Gezuam kur diku lind-te nje femije dhe u trishtuam kur diku degjonim nje jete te humbur …
Dhe ,kaloi keshtu nje vit ,me te mirat dhe te ligat e tij….
E sot jemi disa ore larg vigjiljes se nderrimit te viteve …Te gjithe urojme edhe perpos gjerave qe i beme mire apo keq …Urojme,
GEZUAR NGA MOT , ARDH’TE I MBARE 2022..
Une uroj qe kete vit ,cdokush te hapi mendjen si qielli pa ane dhr pa re ,pasi ajo na ben njerezor dhe te ndryshem nga gjallesat e tjera ..
Uroj nese ka zemra njerzish ,te behen te gjera si deti ,te qeta si flladi i veres , dhe te falin dashuri pa kushte ….
Uroj qe cdo shpirt njeriu ,te behet i thelle sa oqeani ,I madh e i bardhe si bjeshke me bore ,i ngrihte si dielli i pranveres pas shiut,per te lumturuar cdo shpirt te brengosur ….
Uroj ,qe syte e cdokujt te jene pasqyre gezimi per arritjet e njerezve qe kane prane …Dhe ne veshet e gjithkujt te vije si melodi kenge dhe sonate,lumturia e miqve ,shokeve dhe e te afermve ….
Uroj qe gjithe trishtimi ,dhimbja dhe vuajtja qe kohet e fundit bota po kalon,te jete dhe kujtohet si nje enderr e keqe,edhe pse rrembeu me miliona jete te pafaj….
Ne fund uroj qe bota te jete dhe behet me e mire ,Me e qete ,me e dashur ,me e drejte ,me e gezuar dhe e dlire si shpirti i nje femije qe sapo lind dhe vjen ne jete ….
UROJ PER TE GJITHE JU, QE KY VIT I RI, TE VIJ I MBARE ,PLOT BEKIME DHE BEGATI ,MEKUAR ME DASHURI NGA PERENDIA ….
Anila Kodra Kotroci
Jeni te mrekullueshem,ju pershendes