Dashuro ngadal’ mbi grat’ e dheut tim!
Njeri!
Ka koh’ që s’bëzajn’ përpara perëndive
po gjiri u dhimbset
e gabimet e EVËS ende u rëndojn’
më shum’ se jeta,
atje tek burrat e një breznie t’tër’
gur mbi gur
dashnor’ve të tyre prita u zën’ përnat’.
Dhimbja e tyre t’forta i ka rrënjët.
S’vdesin nga lutjet që buz’ fajtorësh nxjerrin
e sot
për t’jetuar n’MU’ e trashëgojn’ pendimin…
dhe ëndrrën e sprasme…
dhe psalmin
që t’thot’ ty ma mbro gruan e dheut.
.
.
Prek leht’ dhe mbi flokun e tyre!
Ka koh’ që ndaluar kan’ s’preri n’krua
po kujtimet t’dukshme i kan’ n’këngët e ojave
atje tek gdhihet nusja për rritje t’djemve
e mbi gjoks
si NËNËS
GJYSHES
EVËS
dhe MU’
bota mollët e moçme ua përk’dhel përnat’.
Njeri!
Njëjt’ si n’to
dhe n’MU’ rriten ëndrra që s’i njeh kulla e tjetrit
duke besuar se grave veç floku u rritet,
e ti…
n’mos MU’
grat’ e tokës sime preki ngadal’!
.
.
Pastaj…
Puth ngadal’ dhe mbi buzët e tyre t’thara!
Ke për t’par’
se si për dreq
nat’ për nat’
më shum’ se grave gjishpërthyera dashurie
buzët
atyre u shpohen me gjilpëra t’moçme.
.
.
JAN’ DHIMBJE E LOT GRAT’ E DHEUT TIM.
Njeri!
Ngadal’ dashuroji!
Ngadal’ dhe flokun ua prek!
E për buzën që shekuj ënd’rruar ke
lut zotin të ta sjell’ natën!
Kambanat
grat’ tjera brenda kan’ për t’i çuar.
Kur linda n’agun e s’mërkurës
ia mbyllën shtëpis’ der’n e madhe
t’mos m’i shihte syt’ bota,
n’dritaret e heshtura kah udha
perde t’zeza vu dor’ e fatit,
mbi timen MË ran’ mallkime t’shumta
e për GJYSHEN dhimbje t’re l’shoi dita.
N’krah’ s’më morën me dashuri,
shkëndija urrejtjeje n’ball’ u rëndonin,
shamizezat e ngujuara me ego burrash
n’djep druri ma kufizuan dit’n e par’…
T’mërkurën e zez’ për timen MË…
timen GJYSHE…
timen jet’ n’prag dëshirash.
Dhe emrin ma lan’ me der’ t’mbyllur
n’errësir’ t’dhomës s’simes MËJE,
larg dhe prej hënës
mbyllur n’sht’pi t’heshtur fshati;
ma shkruan fatin n’hajmali qafe
e lan’ mbi MU’ urrejtje t’reja;
teksa n’gjoks hën’ e natës s’par’ m’ra
bashkë me lotët e simes MËJE,
fshirë me cep t’shamis’ s’zez’…
t’ziut fat n’breza grash.
T’nesërmen s’mori vesh bota timen lindje,
n’heshtje egot e vran’ jetën
me fjal’ burrash n’oda t’m’dha;
GJYSHJA s’ia puthi t’atit ballin,
mikut s’iu ndez zjarri n’vatër,
me dor’ n’zemër s’iu dha duhan,
as simes MËJE si qeshi buza
kur n’gji t’saj piva dhimbjen e bardh’.
As t’nesërmen s’u çel der’ e madhe,
as perdet s’i hoq’ dor’ e GJYSHES,
mbi MU’ jeta l’shonte ditët
e n’timen MË shamizez’
urimi i burrit as që vinte.