16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Me poeten dhe bamiresen Monda Hamitaj

Poetja Monda Hamitaj edhe pse large atdheut,shpirti dhe zemra i rrahen per atdheun qe aqe shume vargje i thuri nder vite.Mund të jetë një imazh i 1 person

Monda eshte njeriu i fjales s’lire,eshte shpirti i humanizmit njerzore,ajo ka ç’fare ti thote poezis!!!sepse shpirti i saje renkon per ç’do njeri ne nevoje,pae njohur ajo ju behet krahe,ndaj edhe poezia i flete lexuesit,ashtu siç komunikon Monda me njerzit e thjesht dhe atdhedashes.Koha do jete ajo qe do tregoi vlerat njerzore, te kesaje gruaje me zemren e gjere te vargut dhe bamiresis.Poezia e Monda Hamitaj eshte vete pasqyra e realitetit ne te cilin sot ne jetojme.Suksese ne rrugetimin tane te dorshkrimeve tuaja brilante dhe te bamiresis,ti i perngjan nji Nane Tereze atje ne SHBA.

Edhe pse po perjetoi dit te veshtira  te gjendjes time shendetesore,nuk mundem te gjej rehatin shpirtnore po nuk u mbeshteta pak minuta mbi kompiutrin dhe te publikoi fjalen e lire shqipe.Akademik Gjin Musa

 

HESHTJA
E urrej heshtjen e pritjes vrastare ,
E urrej se eshtrat thellë mi bluan,
E urrej se me lëshon lotin e trishtimit ,
E vuaj brenda vehtes sa s’thuhet .
E urrej heshtjen kur mi fshinë fjalët ,
Dhe në pritje te gjata me degdisë,
Më thërrmon buzeqeshjen e mengjezeve,
Më kthen në rrebesh ku digjen stuhitë.
Ca here mes krahëve ajo më ka marrë,
Dhe copëza kujtimesh mi ka sjellë si me magji ,
Unë e prangosur jam burgosur brenda tyre ,
Opium I bardhë ato çaste në shpirt .
Kam qëndruar gjatë mes tyre ,
Kam qeshur mes tyre , por edhe kam qarë,
Jam dukur dhe zhdukur si reja prapa diellit ,
Në hapsira te kaltëra kam humbur fjalët.
Jam rizgjuar prej tyre e telikosur ,
Jam ringritur duke mbledhur fjalët ,
Por serishte pranë meje heshtja kryeneçe ,
Luante me mua , prangoste fjalët .
Heshta kur serishtë më kryqëzoi ,
Gjuhën mes dhëmbëve e mbajta me zor ,
Jo se s’ kam forcë për të luftuar,
Por kam heshtur se nuk dua qe lotin të tundoj.
Heshtje , ah heshtje vrastare ,
Të kam duruar gjatë , më s’të duroj,
Atje e harruar mes heshtjes tuaj le të mbetesh ,
Dua pak diell që heshtjen e heshtjes tuaj të harroj .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.