

Kur të zë turpi në derë
mbetesh i thyer pa vlerë!
Kur të zë turpi për tëndin shkak,
mbetesh si miu në çark!!
LOTËT E MALLIT
Dëgjo pak i dashur
brenda shpirtit, dëgjo!
A mos jam lavjerresi i zemrës
që me ty është, kudo?!
Dëgjo pak i dashur
dhe hënës, hith vështrimin!
Si zhytet detit
për me sjellë, agimin!
Dëgjo pak i dashur
bilbilin mbi degë!
Këngës si ja merr
si e shpërndajnë retë!
Dëgjo pak i dashur
retë si bashkëbisedojnë…,
dhe me lotë të mallit!
Tokën e mbulojnë!
SHQIPËRIA NUK ËSHTË PAZËL
Shqipëria nuk është pazël,
s’është eshkë që digjet lehtë!
Shqipëria është shkëmb granti
vrullëshëm në të, vërshojnë lumenjtë!
Shqipëria nuk është pazël,
as qilim me e shtruar nën’ këmbë!
Është djepi i djepave të kulturës
Botës pat’ me i dhënë mend!
Shqipëria fole shqiponjash
maleve u ka vendosur kurrorë!
Besa – besë për të lidhen burrat
me derdh gjak si llavë vullkani
Për të përvëluar epror…!