13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 6 Maj 2026

Me poeten e mirenjohure Dije Lohaj

SONET PËR LIRINË
Liria është shpresëbadhë dhe të falë qetësinë,
Sa herë kur vjen, pulset e zemrë rrahin prore,
Kur vapa përcëllon, si fresku krahët i shtrinë,
Pëshpërit ninulla të dëlira si vesë mengjesore.
Liria është aortë zanoresh të bëra fushbetjave,
Ia beh sfondit t’mbamendjes sa herë nuk bëzaj
Me lule nuk mbulohet dot lavdia e dëshmoreve
Të lëndon sa herë që nuk e kërkon fuqinë e saj.
Me shëlbesë farkon në dashuri akujt e urrejtjes
Me tërë përmasat e dritës prek butësinë shpirtit,
Tingujt i rendit lehtas në pentagramin e shijimit.
Përmbush rruzullimin me akordet e magjepsjes
Liria përndez orkestrinën e afshit të dashurisë
Krijon një univers të ri me vargmalet e lumurisë.
“”””””””””””””””””””””May be an image of 1 person

NA PASKENI GËNJYER
Me çdo gjë
na paskan gënjyer
edhe tek betoheshin
në Zot dhe Allah.
Na paskan gënjyer
edhe pêr luftërat,
se po i ndalin të fortit,
edhe për Lirinë
se ekziston mes popujve.
Na paskan gênjyer pêr çdo gjë
se po punohet për të mirën globale
për parandalimin
e bombave atomike, drogave,
trafikimit tê qenieve njerëzore.
Gënjeshtêr paska qenë
edhe ajo kur thonë,
se janë duke u munduar
të ndalin të keqen
me ato bisedime diplomacish
që vetëm nënshkruhen
sa e sa dokumente ,
e që në fund mbesin
pa u shfletuar nëpër sirtarë.
Na paskan gënjyer
me të zhdukurit
që nuk po arrijnë t’i gjejnë askund,
e mbi ta janë ngritur
ndërtesa shumêkateshë
të ministrisë së drejtësisë.
Për çdo gjë,
na paskeni genjyer
e aq shumë e kêrkuam lirinë,
por nuk e fituam asnjêherë
se njeriu për njeriun thonë,
ka qenë ujk kaherë…
“””””””””””””””””””May be an image of Dije Lohaj, standing dhe lule
PRUSHI I KROJEVE TË CEMTA
Dashuria është zëri ëmbël i bilbilit,
Ëndërr e fuqishme tretet në vegim,
Më shpie pergamenave të shpirtit,
Djersa rinore me përplot drithërim.
Çuditërisht m’ rritet përpara sysh,
Lodron me zogjtë e malit fluturim
Hapëron drejt teje, e bëhet prush,
Prarohet në kroin e cemtë shqim.
Sa e sa u dasht të ta kuptoja zemrën
Tiktaket e saj, fjalët, e flakët ku digjte,
Mallin, tê bukurën dhe të shëmtuarën.
Kahmot pergamenave t’ua jam tretur,
Prore n’ zemër mbeti ëndrra në vegim,
Aroma edhe ato çaste të tonit takim.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.